» Operacioni ‘Precizion’, ja kush është 36 vjeçari i arrestuar sot

Operacioni ‘Precizion’, ja kush është 36 vjeçari i arrestuar sot

Një shtetas është arrestuar nga policia e shtetit pasditen e sotme. 36 vjeçari me iniciale G.V banues në Fier ëshët arrestuar në kuadër të operacionit ‘Percizion’.

Gjithashtu ndaj 36-vjeçarit, Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e  Rënda Tiranë, ka vendosur masën e sigurimit “Arrest në burg” për shtetasin 36-vjeçarin e arrestuar.

Ky operacion ka nisur dy vite më parë, ndërsa bashkë me këtë janë arrestuar 67 persona  si dhe është  sekuestruar një sasi e madhe droge, pesha e së cilës përllogaritej në 8.4 ton. Arrestimet e këtyre shtetaseve janë kryer në disa qytete të vendit si në Tiranë, Shkodër, Elbasan, Vlorë, Fier, Korçë dhe Lezhë.

Image

 

 

 

Image

 

 

Njoftimi i policisë:

Arrestohet një tjetër shtetas në kuadër të operacionit “Precizioni” për veprën penale “Treafikimi i lëndëve narkotike”.

Në vijim të operacionit policor të koduar “Precizioni”, Sektori për Hetimin e Krimit të Organizuar në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda dhe Drejtorinë Hetimore Qendrore në Departamentin e Policisë Kriminale, bënë të mundur kapjen dhe arrestimin e shtetasit:

G.V, 36 vjeç, banues në Fier.

Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e  Rënda Tiranë, ka vendosur masën e sigurimit “Arrest në burg” për shtetasin G.V, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”. Ekzekutimi i vendimit të Gjykatës është në vazhdim të operacionit policor “Precizioni” në funksion të procedimit penal të vitit 2017.


360grade.al


Videoeditoriali i Zhejit/Ja përse do ta kërkojmë Ramën, kur të mos jetë…

Të tjera