» Tradhtia e holandezit, zbulon sekretin e Van Dijk

Tradhtia e holandezit, zbulon sekretin e Van Dijk

Ish-anësori i Liverpool, Ryan Babel pretendon se Virgil van Dijk ka një dobësi, por skuadrat në Premier League nuk e kanë arritur ende të zbulojnë se cila është.

Mbrojtësi holandez, i cili u ble nga Southampton për shumën rekord £75 milionë, është shndërruar në kolonën e mbrojtjes së skuadrës, që kur u transferua në “Anfield”.

Paraqitjet e tij fantastike për skuadrën e Jurgen Klopp e kanë bërë holandezin të jetë një nga kandidatët kryesorë për të fituar çmimin si “Futbollisti më i mirë i vitit në Premier League”.

Gjithsesi, shoku i tij në përfaqësuese, Babel, që po lufton për mbijetesë me Fulham, beson se sulmuesit kanë potencialin që të zbulojnë difektin e 27-vjeçarit: “Virgil është zhvilluar padyshim shumë në vitet e fundit”.

“Unë mendoj se ai  mund të përmirësohet ende me 30% të rendimentit. Pavarësisht të gjithave, unë mendoj se ai luan me vetëm 70% të kapacitetit të tij. Ai mund të bëjë shumë herë më shumë se aq. Ai mund të jetë edhe i shpejtë nëse dëshiron. Gjithsesi, ai e ka një dobësi. Unë nuk dua ta zbuloj, por mendoj se askush në Premier League nuk ka arritur ende ta identifikojë”, deklaroi Babel.


360grade.al


Videoeditoriali i Zhejit/Ja përse do ta kërkojmë Ramën, kur të mos jetë…

Të tjera