» Operacioni i përbashkët antidrogë Shqipëri-Itali, reagon ambasadori Cutillo

Operacioni i përbashkët antidrogë Shqipëri-Itali, reagon ambasadori Cutillo

Ndërsa në Vlorë dhe në Leçe është zhvillouar një operacion i përbashkët mes Policisë së Shqipërisë dhe asaj italiane së bashku me Guardia Di Finanza, ka reaguar edhe ambasadori italian në Tiranë Alberto Cutillo.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Cutillo shprehet se kjo është një tjetër goditje për krimin e organizuar ndërsa shton se ky operacion është arritur falë bashkëpunimit mes autoriteteve të dy vendeve.

“Bashkëpunimi gjyqësor dhe ai i policisë mes Italisë dhe Shqipërisë ka çuar në arritjen e rezultateve të jashtëzakonshme në luftën ndaj krimit të organizuar. Arrestimet e kësaj mbrëmjeje janë një rezultat i rëndësishëm i arritur falë punës së përbashkët të kryer nga Skuadra e parë Hetimore e Përbashkët që i ka mundësuar magjistraturës dhe policisë italiane dhe asaj shqiptare të punojnë sëbashku”: Ambasadori Cutillo shpreh kënaqësinë e madhe për rezultatet e shkëlqyera të arritura në operacionin “Lulet e Pranverës” të Skuadrës së parë Hetimore të Përbashkët (S.I.C.) e krijuar mes Autoriteteve gjyqësore të Italisë dhe Shqipërisë.


360grade.al


Boll Hashim me intervista, Ramush Haradinaj ka të drejtë!

Të tjera