» E FUNDIT/ Gjykata jep vendimin për “El Chapo”, kishte krijuar 328 milionë linja të trafikut të kokainës

E FUNDIT/ Gjykata jep vendimin për “El Chapo”, kishte krijuar 328 milionë linja të trafikut të kokainës

Gjykata e Brooklyn-it, ka shpallur fajtor “El Chapon”, Joaquin Guzman, për përfshirje në organizatë kriminale.

Lajmi bëhet i ditur nga mediet ndërkombëtare, ku thuhet se paneli i gjykatësve kaloi më shumë se pesë ditë duke menduar fatin e “Baronit” të drogës para se të jepte vendimin.

Guzman, i cili dy herë ka shpëtuar nga burgu në Meksikë, tani përballet me jetën pas hekurave.

Vendimi pason një gjykim prej 11 javësh me dëshmi nga më shumë se 50 dëshmitarë të prokurorisë – përfshirë 14 ish-bashkëpunëtorët e Guzmanit që u ngritën kundër tij – dhe një rast mbrojtës 30-minutësh për një dëshmitar të vetëm.

Prokurorët kanë vërtetuar me detaje se si organizata e Guzman kishte trafikuar në më shumë se 328 milion linja operimi në trafikun e kokainës – të mjaftueshme për të siguruar më shumë se një linjë për çdo person në SHBA.

Gjatë rrjedhës së gjykimit, gjykatësve u treguan rezervat e konfiskuara, përveç AK-47 pushkëve, granatave, RPG-ve dhe armëve të tjera të zbuluara gjatë bastisjeve të ndryshme.

Paneli gjithashtu dëgjoi për korrupsionin e shfrenuar anembanë vendit, duke filluar nga ryshfetet e paguara deri tek akuzat për pagesa shumë milion dollarësh që përfshinin Presidentin e tanishëm meksikan dhe paraardhësit e tij.


360grade.al


Videoeditoriali i Zhejit/ 30 Qershor? “Të gjitha pushtetet sovjetëve…”

Të tjera