» LAJMI I FUNDIT: Të shtëna me armë, dyshohet për një të plagosur

LAJMI I FUNDIT: Të shtëna me armë, dyshohet për një të plagosur

Një person dyshohet që është plagosur nga persona ende të panjohur në Prishtinë. Ngjarja ka ndodhur para pak minutash në Lagjen e Muhaxherëve, të kryeqytetit.

Televizioni 7 raporton se personi që është qëlluar është plagosur në këmbë dhe në kokë.

Rastin e ka konfirmuar edhe Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës.

“Rreth orës 15:30 e kemi pranuar informatën se në rrugën “Ali Kelmendi”, në Prishtinë ka ndodhur një gjuajtje me armë zjarri. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore dhe kanë hasur në një person, mashkull D.K, 27 vjeçar, i cili ishte i plagosur nga arma e zjarrit. Personi është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, ndërkohe që hetuesit policor janë duke punuar në sqarimin e të gjitha rrethanave që kanë të bëjnë me rastin si dhe identifikimin e personave te dyshuar”, ka thënë Ahmeti.


360grade.al


Urrejtje dhe plaçkitje apo përndryshe historia jonë…

Të tjera