» Denoncimi/ Tjetër skandal me policinë, efektivi tenton të përdhunojë studenten në Fakultetin e Juridikut

Denoncimi/ Tjetër skandal me policinë, efektivi tenton të përdhunojë studenten në Fakultetin e Juridikut

Një polic i forca të ndërhyrjes së shpejtë është denoncuar nga studentët pasi i veshur civil ka tentuar të përdhunojë një studente në Fakultetin Juridik të Universitetit të Shkodrës.

Lajmi është bërë i ditur nga ish-kryeministri Sali Berisha i cili shprehet se pas kësaj tentative polici është kapur nga studentët të cilët e kanë mbyllur në tualetin e fakultetit.

Berisha publikon mesazhin e një qytetari i cili denoncon tek ai ngjarjen në fjalë.

Sipas studentit, polici ka ngacmuar edhe ditën e djershme një pedagoge . Sipas tij studentet janë shokuar nga kjo ngjarje por me ndërhzrjen e disa djemve ai është mbajtur i mbyllur në banjo deri sa ka mbërritur policia.

Statusi i plotë i Berishës:

Narkoperdhunuesi me uniforme arrestohet nga studentet!

Polici i forcave te nderyrjes se shpejte vishet civil, tenton te perdhunoje studenten ne Fakultetin Juridik ne Shkoder.

Studentet e arrestojne dhe ndryjne ne banjo. Ju lumte!!

Lexoni mesazhin e studentit dixhital. sb

Zoti Berisha tani sapo eshte arrestuar ne fakultetin juridik ne Shkoder nje polic i veshur civil i cili ka 2 dite qe ngacmon vajzat e fakultetit dhe njeren ka tentuat per ta perdhunuar. Perdhunuesi eshte efektiv i forcave te mderhyrjes se shpejte.Studentet vajza jane shokuar shume por me nderhyrjen e djemve perdhunuesi eshte mbajtur i mbyllur ne banjo deri sa ka ardhur policia. Policia dje nuk ka bere asgje Ai ka qen edhe dje ku ka ngacmuar dhe nje pedagoge.Kjo eshte policia edvin kristaq rames.

Kujtojmë se një ditë më parë një zyrtar lokal i Policisë në Malësinë e Madhe ra në pranga pas zbulimit të një skandali seksual ndaj një vajzë 15-vjeçare.

Berhan Bajrakurti, specialist i policimit në Komunitet në Gruemirë, në Komisariatin e Policisë së Malësisë së Madhe, u arrestua një orë pas denoncimit që nëna e vajzës bëri në media, duke publikuar edhe video teksa inspektori i zonës i tregonte organin gjenital së bijës në video telefonata.

Vajza 15-vjeçare e ka filmuar këtë moment, duke e paraqitur si një provë të fortë në polici, ku bënë edhe kallëzimin.


360grade.al


Videoeditoriali/ Zheji: Populli nuk është armiku, kujdes spaletat dhe emrin gjeneral Lleshaj, sepse…

Të tjera