» Ethet e arit, Kina nis blerjen floririt për të reduktuar varësinë nga dollari

Ethet e arit, Kina nis blerjen floririt për të reduktuar varësinë nga dollari

Pekini i është bashkuar së fundmi etheve botërore të floririt teksa përpiqet të reduktojë varësinë nga tregtia në dollarë duke shtuar qetësisht rezervat me 12 ton deri në fund të janarit, sipas të dhënave të bankës së Kinës.
Vlera e metalit të çmuar është rritur me 3 miliardë dollarë në krahasim me fundin e një viti më parë.
Para dhjetorit banka kineze nuk kishte raportuar për rezervat e floririt dhe shuifrat zyrtare kishin mbetur të pandryshuara prej 2016.
Pas dhënie së lajmit të fundit çmimet botërore të floririt pësuan rritje.
Sasia e floririt e shtuar në bankat kombëtare ishte e dyta më e larta e regjistruar sipas Këshillit Botëror të Floririt. Vendet kanë blerë 651.5 metër kub flori vitin e kaluar, të kryesuara nga Rusia dhe blerës të tjerë të mëdhenj si Turqia, Kazakistani, India, Iraku, Polonia e Hungaria.

360grade.al


Boll Hashim me intervista, Ramush Haradinaj ka të drejtë!

Të tjera