» Gardisti vrau gruan se nisi punë/ Fqinjët tregojnë momentin e tmerrit për vajzën e vogël: Mami po fle gjumë…

Gardisti vrau gruan se nisi punë/ Fqinjët tregojnë momentin e tmerrit për vajzën e vogël: Mami po fle gjumë…

Në katin e katërt të një pallati në zonën e Alliasit, një tjetër grua bëhet viktimë e krimit në familje. Fillimi i muajit shkurt shënon dy vrasje në pak ditë. Një javë më parë Vlora u trondit me mbytjen e gruas nga duart e bashkëshortit.

Në orët e para të mëngjesit të së martës, 44-vjeçari Alket Arapaj, punonjës i Gardës, vrau me armën e shërbimit bashkëshorten e tij, Ervilma Seferin.

Në prag të derës kanë mbetur pantoflat e viktimës, me të cilat nuk do mundet të hedhë më hapa. Fqinjët shfaqin tronditjen përpara kamerës së Top Channel si dhe tregojnë përballje me vajzën e vogël të çiftit.

“Nuk kishim dëgjuar kurrë ndonjë grindje. Shkonin në xhami, faleshin. Vajza në shtëpi ishte, flinte gjumë ajo fëmijë. Doli në mëngjes pastaj, e mori një nga njerëzit e të shoqes. Edhe i tha burri “të keqen gjyshi. Po fle mami gjumë”, thotë një banore e pallatit.

“Se si i kanë pasur brendësitë familjare nuk e di, por sa kohë kemi ne këtu, ata familje shumë, shumë e mirë”, thotë një tjetër.

Puna që 36-vjeçarja kishte nisur prej dy muajsh në rrobaqepësi mendohej të ishte arsyeja që kishte çuar në vrasje, por që mikja e familjes e kundërshton, madje tregon se për shkak të veshjes fetare viktima që kishte mbaruar studimet për Histori-Gjeografi, kishte të vështirë punësimin dhe bashkëshorti ishte gëzuar:

“Puna jo, absolutisht. Unë them është e momentit. Një depresion nga personi. Ai ishte goxha entuziast për punën që ajo filloi, nuk kishte pse. Ajo ishte në punë private me të motrën, nuk kishte pse. Se në shtet nuk e merrnin se ishte e mbuluar”. / TopChannel

1ciftiarapaj


360grade.al


Videoeditoriali/ Zheji: Populli nuk është armiku, kujdes spaletat dhe emrin gjeneral Lleshaj, sepse…

Të tjera