» Nuk përmbahet qytetari, shpërthen në lot para Bashës: Të kërkova dhe nuk të gjeta në Tiranë (Foto)

Nuk përmbahet qytetari, shpërthen në lot para Bashës: Të kërkova dhe nuk të gjeta në Tiranë (Foto)

Kryetari i Partisë Demokratike ka udhëtuar drejt qytetit të Elbasanit.

Një qytetar ka shpërthyer në lot sapo e takoi, ndërkohë që i shprehu shqetësimin se ka mbetur pa drita që prej një viti

Qytetari iu drejtua mes lotësh:

‘Kam një vit pa drita. Këta komunistë. Këta fytyra të poshtra. S’kam lënë derë pa trokitur, nga nuk kërkova, kam tre invalidë në shtëpi shkova në ministri dhe kur erdhi puna më nxorën mua me shqelma, në ministri s’ka njeri, ju kërkova ju, nuk ju gjeta dot’,

Basha i tha:

‘Ja ku me ke mua, erdha këtu, bëhu i fortë se unë e di që je shumë i prekur. Ne jemi këtu për ju nuk do iu lëmë vetëm do të gjejmë një zgjidhje për ju dhe për ata tre persona invalidë që ke në shtëpi’, tha kreu i PD-së.


360grade.al


Videoeditoriali/ Zheji: Populli nuk është armiku, kujdes spaletat dhe emrin gjeneral Lleshaj, sepse…

Të tjera