» “Gruaja më tradhtonte prandaj e vrava, më vjen keq për…” shokuese deklarata e gardistit pasi vrau të shoqen

“Gruaja më tradhtonte prandaj e vrava, më vjen keq për…” shokuese deklarata e gardistit pasi vrau të shoqen

Mëngjesin e sotëm vendi ynë u trondit nga një krim makabër. Një punonjës i Gradës së Republikës qëlloi me armën e shërbimit bashkëshorten e tij 36-vjeçare. 44-vjeçari Alket Arapaj ka qëlluar disa herë pa mëshirë me armë mbi trupin e gruas së tij Ervilma Seferi.

Ky krim makabër ka ndodhur rreth orës 06:00 mëngjesin e sotëm në banesën e çiftit në katin e katërt në një lagje në Allias, ku brenda ndodhej edhe vajza e tyre e mitur.

Alket Arapaj është shprehur se e vrau guan pasi ajo e tradhtonte.

Deklarata e Alket Arapaj:

Gruaja më tradhtonte prandaje  vrava. Më vjen keq për vajzën, jam familjar i rregullt.”

Kohë e fundit ishin shtuar dyshimet për tradhëti. Arapaj njihej për sjellje të mirë dhe predikues i fesë islame. Kanë qenë fqinjët ata që kanë njoftuar policinë, pasi kanë dëgjuar të shtënat në banesën e çiftit.
Policia pasi ka mbërritur në vendgjarje ka arrestuar në flagrancë, 44-vjeçarin. Çifti kishin bashkë një fëmijë.

Njoftim i policisë:

Shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr.5, në bashkëpunim me SHÇBA arrestuan në flagrancë shtetasin A. A., 44 vjeç (punonjës në Gardën e Republikës). Rreth orës 06:00 të mëngjesit, në banesën e tij në Allias, ai dyshohet se ka vrarë me armën e shërbimit bashkëshorten, 36 vjeçe.

Materialet iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare.”


360grade.al


Videoeditoriali i Zhejit/ 30 Qershor? “Të gjitha pushtetet sovjetëve…”

Të tjera