Pas Komisionit të Ligjeve edhe Komisioni i Jashtëm miratoi protokollin për aderimin e Maqedonisë së Veriut në NATO. Edhe pse kritikat nuk munguan si nga ana e shumicës ashtu edhe opozitës. Ka qenë ish-ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, i cili i ka tërhequr veshin qeverisë që pse në relacion nuk ka futur edhe rolin e Shqipërisë në këtë proces.

Ish-Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati kritikoi relacionin e Këshillit të Ministrave për ratifikimin e protokollit të aderimit të Maqedonisë së Veriut në NATO.

Bushati u shpreh që dokumenti ka mangësi pasi në asnjë rresht nuk evidentohet roli i Shqipërisë në këtë proces.

Ditmir Bushati: Për fat të keq kjo i mungon relacionit që ka ardhur nga Këshilli i Ministrave. Nuk përmendet në relacion marrëveshje e Ohrit. Mendoj që duhet të jemi të kujdesshëm për ta qepur siç duhet këtë dokument sepse ka të bëjë me politikën shtetërore tonë.

Edhe pse dha votën pro protokollit, opozita reagoi ashpër duke e cilësuar si mungesë serioziteti mospraninë e Ministrit të Jashtme të akredituar në prezantimin e këtij relacioni. Ndërsa për Gent Cakajn nuk munguan as fyerjet nga ana e deputetëve të PD.

Tritan ShehuNë suazën e pupacëve që janë vendosur për të çaur në një anarshi të plotë përsëri të re, ndoshta në gjithë rajonin, të cilat rrezikojnë rëndë pozicionin e Shqipërisë, pozicionin tonë në NATO. Zoti ministër i Jashtëm nuk ka pse të fshihet skutave.

Ndërsa në Komisionin e Integrimit Taulant Balla i kërkoi konferencës së Kryetarëve që të fusin në seancë plenare prezantimin e raportit për integrimin nga ana e qeverisë.

/Ora News.tv/