» “Kosovo project”/Serbët në Amerikë i dorëzojnë peticion Trumpit

“Kosovo project”/Serbët në Amerikë i dorëzojnë peticion Trumpit

Bashkësia se serbëve në SHBA në kuadër të “Kosovo project” i ka dorëzuar presidentit të SHBA Donald Trump, Kongresit dhe Departamentit të Shtetit një peticion me 35.000 nënshkrime, me kërkesë “të ndalet dëbimi i krishterëve ortodoksë nga Kosova”.

Në peticion i bëhet apel Shteteve të Bashkuara ta ndërpresin përkrahjen për dëbimin e të krishterëve nga Kosova, thuhet në një kumtesë të cilën e transmeton agjencia serbe e lajmeve Tanjug.

Në mes të nënshkruesve të këtij peticioni, siç pretendohet, janë edhe liderët e bashkësisë së serbëve të Amerikës të cilët janë klerikët e kishës ortodokse, kryetari i Këshillit Kombëtar të serbëve, si dhe shumë pronarë të bizneseve të vogla.

Pretendohet se bashkësia e serbëve të Amerikës kanë nisur para më shumë se një muaj një peticion për shkak të “situatës së padurueshme në Kosovë”, me pretendim se “më shumë se 250.000 krishterë ortodoksë, shumica serb, si dhe hebrenj dhe romë, janë dëbuar nga Kosova”./


360grade.al


Urrejtje dhe plaçkitje apo përndryshe historia jonë…

Të tjera