» Vrau gruan më armën e shërbimit, gardisti: Dyshoja se më tradhtonte

Vrau gruan më armën e shërbimit, gardisti: Dyshoja se më tradhtonte

Gardisti Alket Arapaj i cili mëngjesin e sotëm vrau gruan në banesë, ndërkohë që në shtëpi ka qenë edhe vajza e vogël ka dhënë dëshminë e parë në polici.

Pyetur për ngjarjen e rëndë ai ka thënë se dyshonte se gruaja 36-vjeçarja Ervilma Seferi e tradhtonte, ndaj edhe e vrau, raporton gazetarja e “Panorama”.

“Kohët e fundit më ishin shtuar dyshimet se ajo më tradhtonte. Dyshoja sepse kur kthehesha nga puna gjeja objektet e lëvizura në shtëpi”- ka thënë ai.

Mëngjesin e krimit ai ka qenë turn i parë dhe do të merrte shërbimin në Gardë ndaj po bëhej gati për në punë.

Në momentin e krimit në banesë ka qenë edhe vajza e vogël, për të cilën ai ka thënë se ndihet shumë i keqardhur.


360grade.al


Boll Hashim me intervista, Ramush Haradinaj ka të drejtë!

Të tjera