» Viktor Orban, thirrje hungarezëve: Lindni katër fëmijë, do ju hiqen taksat përgjithmonë

Viktor Orban, thirrje hungarezëve: Lindni katër fëmijë, do ju hiqen taksat përgjithmonë

Kryeministri hungarez Viktor Orban, ka njoftuar se një sërë lehtësimesh janë bërë për të gjithë ata qytetarë që rrisin numrin e lindjeve të foshnjave dhe zvogëlojnë emigrimin.

Gjatë fjalimit drejtuar kombit të tij, kryeministri hungarez ka zbuluar “shtatë pikat” që kanë për qëllim të promovojnë dhe mbrojnë familjet, shkruan Telegrafi.

Këto masa përfshijnë lehtësime në taksa për të gjithë ato gra që lindin të paktën katër fëmijë, që sipas tij do të lirohen përgjithmonë nga taksat në pagë mujore dhe do të kenë vetura më të mëdha për familje më të mëdha.

“Plani i veprimit” gjithashtu përfshin zgjerimin e programit të kredisë, për të ndihmuar familjet që kanë të paktën dy fëmijë dhe që synojnë të blejnë shtëpi.

Qeveria gjithashtu do të investojë më shumë në sistemin shëndetësor dhe do të hapë 21 mijë çerdhe të reja. Ndërkaq, gjyshërit do të marrin shtesat e fëmijëve nëse kujdesen për nipat dhe mbesat derisa prindërit nuk i kanë në shtëpi.

“Në Evropë çdo herë e më pak po kemi lindje. Për perëndimin, përgjigja është emigrimi. Për çdo ikje duhet të kompensuar me një tjetër. Por ne nuk kemi nevojë për numra. Kemi nevojë për fëmijë hungarezë”, ka deklaruar Orban.


360grade.al


Videoeditoriali/ Zheji: Populli nuk është armiku, kujdes spaletat dhe emrin gjeneral Lleshaj, sepse…

Të tjera