» Malaj: Ligji për Arsimin e Lartë është një pamflet i pazbatueshëm

Malaj: Ligji për Arsimin e Lartë është një pamflet i pazbatueshëm

Nora Malaj në studiot e A2 komenton zhvillimet e fundit të debatit mbi ligjin e Arsimit të lartë.

Tashmë vala e protestës masive studentore duket se është shuar edhe në fakultetin e Drejtësisë ku ende rezistonte, por për Malaj “beteja nuk ka përfunduar, mbyllja e protestave masive nuk do te thotë se është mbyllur kauza”.

Sipas deputetes së LSI-së, debati thjesht do të transferohet tani në Parlament, sepse ligji i Arsimit të Lartë u tregua “si një pamflet, është një ligj që nuk gjen zbatim, dhe nuk besoj se Shqipëria duhet të mbetet peng nga një ministër i Arsimit që nuk e njeh ligjin fare, ndërkohë që ekspertet tashmë kanë dalë hapur dhe thonë që ky ligj është i pazbatueshëm”.


360grade.al


Videoeditoriali i Zhejit/ 30 Qershor? “Të gjitha pushtetet sovjetëve…”

Të tjera