» Fotot-“Shpirt i bukur”/Naomi Campbell vë duart mbi këngëtarin 23 vjeç më të vogël

Fotot-“Shpirt i bukur”/Naomi Campbell vë duart mbi këngëtarin 23 vjeç më të vogël

Nga rrjetet sociale në festat mondane bashkë, Naomi Campbell dhe Liam Payne.

Supermodelja 48-vjeçare dhe këngëtari dikur pjesë e grupit ‘One Direction’ 25 vjeç, morën pjesë këtë të diel në festën e Vogue e Tiffany & Co, pas çmimeve Bafta në Londër.

Gjithçka nisi disa javë më parë, kur që të dy nisën shkëmbimet e komplimenteve reciproke në Instagram.

Më pas, të dy të cilët kanë 23 vite diferencë, u panë bashkë në një koncert bamirësie.

Ndonëse në party-n pas çmimeve Bafta u erdhën të ndarë, ata u panë në disa momente bashkë.

Ishte Campbell ajo që nisi gjithçka, kur në një fotografi të Liam, shkroi “Shpirt i bukur”.

Kjo bëri që ai të replikoj duke thënë, “Duhet një shpirt i tillë për të njohur tjetrin”.

Kaq mjaftoi që mediat amerikane dhe ato angleze të flasin për një lidhje mes tyre. /a.y/noa.al


360grade.al


Boll Hashim me intervista, Ramush Haradinaj ka të drejtë!

Të tjera