» Denoncimi i Berishës: Spiuni Meçollari emërohet Komandant i Forcës Detare

Denoncimi i Berishës: Spiuni Meçollari emërohet Komandant i Forcës Detare

Ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar sot një emërim të bërë së fundi, pas furtunës në radhët e komandës së Forcave Detare, pas hetimit per vjedhjen e armatimeve ne bazen e Pashalimanit.

Sipas Berishes, de facto Komandant i Forces Detare te vendit eshte emeruar Artur Meçollari, te cilin ish-kryeministri e quan spiun te agjenturave te huaja. Kujtojme se Meçollari ka qene pjese e grupit negociator te Shqiperise per paktin detar me Greqine, nderkohe qe Berisha denoncoi qe ne ate kohe se ai ishte nje spiun i grekeve.

berisha telefon

Postimi i Berishes

Spiuni Artur Meçollari emrrohet nga Zografi bis de facto Komandant i Forces Detare te vendit!

Lexoni mesazhin e oficerit dixhital. sb

Pershendetje dr.Ju bejme me dije se Artur Mecollari, i perfolur si spiun i agjenturave te huaja(biles i liruar njehere nga ushtria per kete fakt) dhe se fundi i perfolur si sherbetor e spiun i grekeve gjate angazhimit te tij ne grupin teknik te Shqiperise per demilitimin e ujrave ndermjet Shqiperise dhe Greqise, sapo u emerua Zv/Komandant i Forcave Detare. Ky emerim i bere nga ministrja Xhacka behet ne nje kohe kur Ministrja i ka kerkuar Presidentit te Republikes shkarkimin e Komandantit te Forces Detare Gjeneral Major Ylber Dogjani. Qellimi eshte i qarte, parapergatitjen e zotit Mecollari per Gjeneral dhe komandant Force, duke mundesuar keshtu, ushtrimin e kompetencave te plota nga ana e tij, ne ushtrimin e pergjegjesive te komandi-kontrollit ne drejtimin e Forces Detare, e cila ne misionin e saj ka mbrojtjen e sovranitetit detar dhe kryerjen e Rojes Bregdetare.

Ju lutem nderhyni sa me pare, pasi nuk mundet ti besohet nje pergjegjesi kaq e rendesishme nje njeriu te dyshimte per lidhje agjenturore dhe plot rekorde te tjera negative te njohura tashme nga gjithe korpusi ushtarakeve dhe pse jo opinioni publik.

Nje veprim i tille cenon rende integritetin moral dhe besushmerine e Forcave te Armatosura, si nje strukturat me serioze te shtetit.

Kush eshte Mecollari, certifikata e sigurise 

artur-mecollari

Kohe me pare, pas akuzes publike te ish kryeministrit Berisha se përfaqësuesi i Ministrisë së Mbrojtjes, Artur Meçollari, në negociatat me Greqinë është spiun, doli edhe certifikata e sigurise qe ai ka marre nga NATO.

Ashtu si duket edhe ne dokumentin me poshte, Mecollarit i është dhënë certifikata nga NATO me daten 5.9.2016 me nje kohezgjatje deri me daten 22.4.2020.

certifikata

certifikate

Ne reagimet e forta qe pasuan denoncimin e Berishes, kujtojme deklaraten e deputetit demokrat Gjunkshi: ”Ka qenë një ushtarak i përgatitur, për të cilin Shtetet e Bashkuara kanë investuar si për shumë ushtarakë të tjerë. Atij, gjatë përballjes për t’u graduar në gradën e gjeneralit dhe për të avancuar në detyrë, në dosjen e tij personale u gjetën informacione komprometuese dhe nuk mund të avanconte”- tha ai.

Nderkohe qe ish-ministri i Mbrojtjes, Arben Imami, deklaron se përfshirja e Artur Meçollarit në cilësinë e përfaqësuesit të Ministrisë së Mbrojtjes në grupin negociator me Greqinë, cenon besimin e publikut në një proces që po zhvillohet në mungesë transparence. Meçollari, i cilësuar “spiun” nga ish-kryeministri Berisha, sipas Imamit është mbrojtur nga Ministria e Mbrojtjes në gjyqin e nisur ndaj tij, pasi çështja nuk u apelua.


360grade.al


Boll Hashim me intervista, Ramush Haradinaj ka të drejtë!

Të tjera