» Nikollë Lesi: 16 Shkurti i fundit i Ramës…

Nikollë Lesi: 16 Shkurti i fundit i Ramës…

Opozita po përgatitet seriozisht për ta rrëzuar kryeministrin Rama. Përveç njerëzve opozitarë, Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi po bëjnë thirrje që të vijnë qytetarët pa dallime partike, sepse nuk do ketë fjalime politike, por një masivitet popullor që do derdhet mbi zyrën e kryeministrit e që do të rrethojë krejt kryeministrinë. Nuk do ketë as thyerje xhamash, as djegie, as futje brenda në kryeministri. Do ketë popull që shpërthen me revoltën e tij duke e rrethuar kryeministrin për ta kapur peng në sensin e dorëzimit të tij për ti lenë vendin dikujt tjetër të cilin(e) opozita me mazhorancën do ta caktojnë si njeri të besuar për të drejtuar qeverinë trazitore e për të hapur negociatat e qershorit me BE si dhe të përgatisë zgjedhjet e parakohshme parlamentare me ato vendore në një ditë.

Ndaj fryma e protestës nga rrethet dhe nga thellësia e Tiranës po vjen duke u rritur. Si puna e një kazani që ka filluar të ziejë e vlojë prej shumë vitesh e tashmë po plas kazani nga presioni i revoltës prej varfërisë popullore. Nuk është kazan si ai që citon kryeministri duke ironizuar mediat apo gazetarët kundërshtarë të qeverisë së tij. Ky është kazan popullor që po zien e zien dhe vetëm shpërthimi do i dëgjohet me 16 shkurt e ku kapaku do kërcasë mu në zyrën e kryeministrit.

Kryeministri Rama nuk po reagon për të kërkuar zgjidhje të situatës me një vetlargim personal, edhe momental sikur të jetë, porse ti hapte udhë një qeverie të përbashkët PS-PD-LSI, e cila të gjithëpranohej si një zgjidhje politike për të hapur negociatat me BE, porse edhe për të zhvilluar zgjedhjet e parakohshme parlamentare, natyrisht në një ditë me zgjedhjet vendore. Le të fitojë kush të fitojë! Nëse i fiton PS dhe Edi Rama bravo i qoftë dhe të heshtin të gjithë kundërshtarët, por fakti që ai e kundërshton largimin për ti hapur vendin një qeverie trazitore tregon se nuk i ka fituar zgjedhjet me vote të ndershme në qershor 2017. E nxori me fakte vetë “Zëri Amerikës” dhe siç thotë avokati i njohur Spartak Ngjela, kur të kritikon dy apo me shumë herë “Zëri Amerikës” duhet të ikësh. Avokatit po i del parashikimi. Me 16 shkurt kazani shpërthen. Natyrisht jo siç foli dje Fatos Lubonja, i cili ishte radikal me Edi Ramën, aqsa nënkuptoi edhe një si punë revolucioni atë ditë për ta rrëzuar kryeministrin. Sido ta marrësh protestën ajo do të jetë e fortë, e vendosur dhe do të arrijë për herë të parë synimin e saj që e kanë deklaruar protestuesit që pa ardhur akoma përreth kryeministrisë. Do ta rrëzojnë! Protestuesit do jenë stoikë, korrekt, por nëse policia përplaset me ta duke mos i lenë të rrethojnë nga katër anët kryeministrinë që Edi Rama të mos hyjë derisa të japi dorëheqjen, atëhere, pra kur policia do përdor dhunën, fati i protestës nuk kontrollohet më. Atë e vendos populli.

Populli rrethues i kryeministrit nuk duron më, sepse pensionet nuk po ngrihen, punësime nuk ka, por përkundrazi të rinjtë po largohen nga Shqipëria nga mungesa e jetës më të mirë; mësuesit, mjeksia dhe punonjësit publikë nuk marrin pagë me të lartë, tregtarët e vegjël dhe të mesëm janë zhytur nga litari i taksave, qeveria miraton ligj që favorizon 20 biznesmenë VIP që kanë miliarda, gjë që u vertetua vjet në dhjetor kur Presidenti Meta ia ktheu ligjin, por përsëri kryeministri Rama e votoi në parlament në favor të tyre, bile edhe në mënyrë antikushtetuese pasi ligji nuk mund të ketë fuqi paravepruese.

Jeta e shtrenjtë, mungesa e shtetit ligjor, fakti që kryeministri po kap gjithë institucionet kushtetuese, mediat e blera me shumicë nga qeveria si dhe krimi e mafia që po bashkëdrejton vendin, janë motiv i madh për një protestë radikale.

16 shkurti po vjen vrullshëm, ndërkohë që disa ministra dhe zyrtarë të rëndësishëm kanë prerë biletat për të ikur jashtë shtetit, në qoftëse kazani i revoltës popullore shpërthen mu para kryeministrisë.


360grade.al


Boll Hashim me intervista, Ramush Haradinaj ka të drejtë!

Të tjera