» I mbani mend Rebelet? Ja çfarë ka ndodhur me Robertën, Mian dhe Lupitën

I mbani mend Rebelet? Ja çfarë ka ndodhur me Robertën, Mian dhe Lupitën

Me siguri të gjithë e mbani mend “Rebelët”, serialin meksikan që mblodhi para ekranit vajza e djem adoleshent në vitin 2006. Kanë kaluar vite, por Robertën, Mian dhe Lupitën të gjithë i kujtojmë si vajzat rebele të shkollës së mesme. Por çfarë ka ndodhur me to pas kaq shumë vitesh?

Dulce Maria, e njohur si “Roberta”, kohët e fundit ka hequr dorë nga aktrimi pasi prej dy vitesh nuk ka luajtur në asnjë serial apo film. 33-vjeçarja është gjithashtu edhe këngëtare dhe videoklipi i saj i fundit mban titullin “Tal vez en Roma”.

Sa i përket jetës private, Dulce është në një lidhje me producentin Paco Alvarez transmeton Xing.al.

Anahi, e njohur si “Mia” nga ana tjetër është përqëndruar tek jeta familjare dhe i ka lënë pas dore telenovelat, por edhe muzikën. Aktorja 35-vjeçare është e martuar që prej vitit 2015 me politikanin Manuel Velasco Coello.

Ata kanë një djalë me të cilin poston shpeshherë foto.

Ndërsa Maite Perroni, e njohur si “Lupita”, vazhdon të jetë aktive si me këngë duke nxjerrë disa albume, ashtu edhe me role në telenovela të ndryshme. 35-vjeçarja vetëm 3 muaj më parë publikoi videoklipin e saj të ri me titull “Bum bum dale dale”.


360grade.al


Videoeditoriali i Zhejit/ 30 Qershor? “Të gjitha pushtetet sovjetëve…”

Të tjera