» FOTO+VIDEO/ Pas dy muajsh bojkot, sot hapen dyert për mësim te Juridiku

FOTO+VIDEO/ Pas dy muajsh bojkot, sot hapen dyert për mësim te Juridiku

Bastioni i fundit i rezistencës universitare ra. Pasi morën përgjigje pozitive nga dekani për adresimin e gjashtë pikave të kërkuara, studentët protestues të Fakultetit të Drejtësisë kanë liruar godinën.


Dita e sotme shënon rifillimin e mësimit pas më shumë se dy muajsh bojkot total të auditorëve nga të rinjtë dhe një muaji paralizim të mësimit e çdo lloj veprimtarie tjetër në godinën e fakultetit. Dyert e Drejtësisë hapen sot edhe për studentët që kanë më shumë se dhjetë ditë që mësojnë te “Petro Nini Luarasi”

Dekani Artan Hoxha, në përgjigjen ndaj studentëve protestues, merr përsipër të shtyjë sezonin e provimeve me dy javë, dorëzimin e dokumentacioneve për bursë, mospenalizimin e studentëve që protestuan, si dhe përmirësimin e praktikave. Sakaq, kërkesën për shfuqizimin e një pike në ligjin e arsimit citohet t’ia ketë nisur ministrisë, por pa marrë përsipër angazhimin për t’i shkuar deri në fund çështjes.

Një ditë më parë ka nisur mësimi normalisht edhe në Fakultetin e Histori-Filologjisë, në të cilin protesta e studentëve mori edhe “bekimin” e stafit pedagogjik. Po dje, dekanati publikoi ndryshimet në strukturën e vitit akademik, duke e shtyrë mësimin deri në mesin e muajit korrik. Kjo, me kushtin që në semestrin e parë (deri më 3 mars) të zhvillohet mësim edhe fundjavave, ndërsa semestrin e dytë, që nis më 24 mars23 qershor, të mësohet edhe të shtunave.

Vendimet për t’iu kthyer auditorëve në këto fakultete vjen në prag të sezonit, pas thirrjes së Senatit Akademik për të liruar godinën, si dhe pas “dorëzimit” të pedagogëve që nuk u futën kurrë në grevë, ndonëse e paralajmëruan diçka të tillë.

Fotot e LSA tregojnë se  studentët kanë qëndruar deri në fund qytetarë, pasi bankat dhe karriget që kishin bllokuar dyert i kanë hequr prej andej duke i shpërndarë nëpër klasat përkatëse.

Studentët e Juridikut i japin fund bojkotitStudentët e Juridikut i japin fund bojkotitStudentët e Juridikut i japin fund bojkotitStudentët e Juridikut i japin fund bojkotitStudentët e Juridikut i japin fund bojkotitStudentët e Juridikut i japin fund bojkotitStudentët e Juridikut i japin fund bojkotitStudentët e Juridikut i japin fund bojkotitStudentët e Juridikut i japin fund bojkotit

Fakulteti i Drejtësisë drejt lirimit, studentët: Ja gjashtë kushtet

Pas Histori-Filologjisë, i cili nga sot hap dyert për mësim, pas dy muajsh bojkot total të auditorëve, edhe Fakulteti Juridik është drejt lirimit.

juridiku

Studentët e drejtësisë, që kanë zaptuar godinën, janë gati ta lirojnë atë me disa kushte, të cilat ia kanë adresuar dekanit Artan Hoxha përmes një letër-kërkese. Plotësimi i tyre, shumica e të cilave janë ndihmesë e studentëve për vijimësinë e mësimit pa penalizime, do të mbajë peng edhe për një kohë relativisht të shkurtër auditorët e drejtësisë, të uzurpuara prej datës 7 janar. Kështu, Juridiku është e vetmja godinë që vazhdon të jetë e bllokuar dhe do të mbahet mend si bastioni i fundit i rezistencës universitare, që nisi në fillimdhjetorin e 2018-s.

KËRKESAT

Studentët e drejtësisë e kanë ngushtuar kauzën e tyre. Ndryshe nga asambletë e pedagogëve, të rinjtë nuk kërkojnë rrëzimin e ligjit për arsimin e lartë, por vetëm një nen, i cili ka të bëjë me programet e studimit në fushën e drejtësisë e specifikisht futjen e provimit të shtetit për të gjithë juristët. Kësisoj, ligji parashikon drejtësinë si profesion i rregulluar me ligj, ngjashëm me mësuesit e mjekët.

1

“Personat që kanë kryer studimet e integruara në drejtësi, ose në një program të ciklit të dytë të studimeve, të barasvlershëm me to, mund të konkurrojnë për t’u përgatitur si gjyqtarë, prokurorë, avokatë, noterë, avokatë të shtetit, përmbarues privatë ose shtetërorë, si dhe juristë në administratën shtetërore, qendrore dhe vendore, pasi të kenë kryer provimin e shtetit në drejtësi.

Provimi i shtetit organizohet nga Ministria përgjegjëse për Arsimin dhe Ministria e Drejtësisë, sipas rregullave dhe procedurave, të parashikuara në legjislacionin në fuqi”, citohet në pikat 2 e 3 të nenit përkatës, pas pikës që e kthen Drejtësinë si program të integruar 5- vjeçar dhe që ka nisur të aplikohet prej dy vitesh. Në letrën drejtuar dekanit, studentët i kërkojnë atij të adresojë në institucionet përkatëse shfuqizimin e këtij neni.

Kjo është pika më e vështirë për t’u arritur, pasi nuk është në kompetencën e dekanatit, pas të tjerave që kërkojnë të shtyhet sezoni i provimeve, të afatit për dorëzimin e dokumentacionit për përfitimin e bursave dhe përgjysmim të tarifave, zëvendësimin e orëve të humbura për shkak të protestës dhe mospenalizimim me mungesa. Një tjetër kërkesë lidhur me aspektin mësimor ka të bëjë me ofrimin e praktikave në gjykata, burgje a Parlament si dhe organizimin e gjyqeve simuluese. Me pak fjalë, studentët shprehin vullnetin që gjithçka të kthehet në normalitet.

Mësohet se shkresa i është nisur zyrtarisht dekanit Hoxha. Edhe përgjigja kërkohet në të njëjtën rrugë, por brenda së martës. “Afati për kthimin e përgjigjes: 12/ 02/2019. Sqarim: Plotësimi i kërkesave sjell lirimin e ambienteve të Fakultetit të Drejtësisë”, shkruhet në fund të letrës nisur dekanit.


360grade.al


Videoeditoriali/ Zheji: Populli nuk është armiku, kujdes spaletat dhe emrin gjeneral Lleshaj, sepse…

Të tjera