» Denoncon shëndetësinë “e çalë”, qeveria hakmerret egër me infermierin që i shërben popullit

Denoncon shëndetësinë “e çalë”, qeveria hakmerret egër me infermierin që i shërben popullit

Urgjenca e Tiranës ka tërhequr shpesh vëmendjen e medieve, për shkak të problemeve që janë konstatuar nga qytetarët, por edhe denoncimet e ndryshme.

Një infermier i Urgjencës, Frrok Bardhi ka denoncuar në redaksinë e JOQ Albania problemet që ka në këtë repart dhe mënyrën se si drejtuesit e këtij institucioni po mundohen t’ia mbyllin gojën, duke mos e lejuar që tu japë zë problemeve të Urgjencës.

Infermieri Bardhi pretendon se kupola drejtuese e Urgjencës së Tiranës është e korruptuar dhe për shkak se ai me kohë ka denoncuar mungesën e aparaturave, medikamenteve, por edhe ambulancave të shkatërruara, e kanë transferuar pa e pyetur në një pozicion tjetër, që sipas tij është për fillestarët dhe jo për mjek me 18 vite eksperiencë pune në Urgjencë, apo me 30 vite eksperiencë pune në shëndetësi.

Bardhi ka thënë se deri para 4 ditësh ka qenë Infermier i Urgjencës dhe paguhej vetëm 650 mijë lekë, ndërsa tani e kanë dërguar Infermier shkrues kartelash në një qoshe të Spitalit të Traumës. Infermieri Bardhipohon se rroga i zbret gjysmë për gjysmë dhe ndërkohë që është me 9 vite shkollë mjekësore, e largojnë nga Urgjenca, dhe aty lënë infermierë me kurse 3 mujore që, sipas tij as gjilpëra në muskul nuk dinë të bëjnë.

Mesazhi i mjekut, Frrok Bardhi për JOQ Albania:

Pershendtje, Mirdita, JOQ Albania.
Jam Frrok Bardhi, Infermieri i Urgjences se Tiranes tash e 18 vjet, me perovoj pune ne shendetesinë tone tash e 30 vjet.
Kam 3 vjet qe denoncoj ne media dhe jo vetem, problemet negative te cilat kane ndodhur dhe ndodhin cdo dite, ne Urgjencen e Tiranes tashme te shperdredhur qe nga 1 shkurti i 2019, si dhe problemet ne sherbimin qe jepet ndaj pacientve ne Tirane.
Prej 1 shkurtit 2016 dhe deri me 27 Janar 2019 kam denoncuar me dhjetra here, mungesen e aparaturave, medikameneteve, por edhe Ambulancave te shkaterruara.
Ne te gjitha rastet kam pasur dy nota vleresuese, Noten 2 nga drejtuesit e korruptuar te Urgjences deri tek drejtuesit me te larte ne Shendetsi, ndersa populli i thjeshte me ka vleresuar me noten maximale 10*.
Asnjeher nuk jam ankuar per veten time,por per popullin dhe sherbimin e munguar e te cunguar ndaj tij. Isha Infermier i Urgjencave tash 16 vjet, me rroge 650 mije lek, dhe me kane derguar Infermire shkrues kartelash ne nje qoshe te Spitalit te traumes. Rroga me zbret gjysem per gjysem. Ndekohe qe une jam me 9 vite shkolle mjeksore, me largojne nga Urgjenca, dhe aty lene infermire me kurese 3 mujore qe as gjilpera ne muskul nuk din me ba. Infermire te punesuar keto dy vitet e fundit, ku u sterfryne Administarat e pushtetit.”

Por Bardhi ka treguar se gjatë këtyre viteve që e ka ngritur zërin ndaj parregullsive në Urgjencë, është përndjekur, madje ka bërë edhe ankesë, por askush nuk e ka marrë në konsideratë shqetësimin e tij, përkundrazi drejtuesit e kanë shantazhuar.

Pjesë nga denoncimi i Frrok Bardhit:

Gjate ketyre viteve kam pasur nje perndjeke te jashtezakonshme, per te cilen edhe jam ankuar,por pergjigje nuk kam marre,vec indiferences dhe shantazheve nga derjtuesit. Pas dy verejtjeve per largim nga puna,4 dite me pare me kane transferuar,pa deshiren time dhe pa me pyetur ne nje pozocion pune,i cili zakonizht behet nga fillestar ose persona qe jane ne prag pensioni. Kjo eshte e qellimshme,per te me mbyllur gojen,dhe demotivuar.
E gjithe kjo vjen si pasoje e nje represioni, nga derejtuesit e deshtuar,ndaj meje,sepse kam treguar me fakte te pakundershtushme mungesat,mashtrimet,fasadat e tyre.
Duke qene se Une dhe 39 te tjere personel i ish Urgjences se Tiranes varemi nga Spitali i Traumes, drejtuesit e Urgjencave me kane sulmuar se fundemi nepermjet derjtorit te saj Arben Zenelaj, i cili ne disa raste eshte shprehur se Frroku ka te drejte, por une(ai) kam presion nga te tjere drejtues. Qe ne kete moment duket qarte si qendron e verteta.”

Më tej Frrok Bardhi ka një pyetje drejtuar ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, të cilën e pyet se nëse është ajo që po ushtron presion ndaj Zenelaj, apo emri i saj thjeshtë po përdoret.

Pjesë nga mesazhi i Bardhit:

Me kete rast ,kam nje pyetje per Ministren e Shendetsise e cila per fat te kec nuk eshte ne profesionin e saj,Z Minsitre a jeni ju ajo qe jepni urdhera te jashteligjshem per mua,apo e perdorin emrin tend sa per tu mbrojtur hajdutet dhe manipulatoret e urgjencave??
Shqiptarve dua te ju tregoj nje gje,Skandali me Urgjencen e Tiranes dhe ate Kombetare ka permasa gati gati te asaj me Unazen e Re.
Per te mos u zgjatur,po dergoj disa foto grafi te verejtjeve te jashteligjeshme qe me kane dhenë, si dhe ndrrimin e pozocionit te vendit te punes.
Une udhehiqem nga nje shprehje e bashke Mirditorit tim Dom Nikoll Kacorri: “Nqs ashte shkru me vdek neser,ma mire po vdesim sonte,e Flamurin po e ngrejme me 28 Nador”. Une qytetaret e mije qe me motivoni e kam nda menen, me i denoncu hajdutat e rencat e Urgjencave ne Shqiperi deri ne fund.
Zgjodha JOQ Albania pasi gjithmone kame pasur perkrahjen e saj. Faleminderit.”


360grade.al


Boll Hashim me intervista, Ramush Haradinaj ka të drejtë!

Të tjera