» Tiranë, gardisti vret bashkëshorten e tij 36-vjeçare/ Emri

Tiranë, gardisti vret bashkëshorten e tij 36-vjeçare/ Emri

Gardisti Alket Arapi ka vrarë me armë bashkëshorten e tij 36-vjeçare në shtëpinë e tyre në Allias. vrasja ka ndodhur me armën e shërbimit mëngjesin e sotëm. Arapi u arrestua nga Policia dhe është dërguar në komisariatin nr.5 të Tiranës.

Shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr.5 njoftuan se në bashkëpunim me SHÇBA arrestuan në flagrancë shtetasin A. A., 44 vjeç, punonjës në Gardën e Republikës.

Rreth orës 06:00 të mëngjesit, në banesën e tij në Allias, ai dyshohet se ka vrarë me armën e shërbimit bashkëshorten, 36 vjeçe.

Materialet iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”.


360grade.al


Boll Hashim me intervista, Ramush Haradinaj ka të drejtë!

Të tjera