» Rrëzohet helikopteri ushtarak në Turqi, 4 të vdekur

Rrëzohet helikopteri ushtarak në Turqi, 4 të vdekur

Katër ushtarë kanë humbur jetën të hënën në Turqi, kur helikopteri me të cilin po udhëtonin u rrëzua në një lagje të banuar në pjesën aziatike të Stambollit.
Helikopteri ra mes një kompleksi banesash, për fat të mirë pa shkaktuar viktima në radhët e civilëve.
Në vendin e ngjarjes mbërritën ambulanca dhe ekipe shpëtimi që bën izolimin e zonës dhe nxorën trupat nga helikopteri.
Guvernatori i Stambollit, Ali Jerlikaja konfirmoi bilancin e viktimave, por tha se shkaqet e aksidentit janë ende të panjohura.

360grade.al


Boll Hashim me intervista, Ramush Haradinaj ka të drejtë!

Të tjera