» Dizajnerët nuk pranuan të bëjnë fustan për të për shkak të përmasave, ja çfarë ka veshur Bebe Rexha në ‘Grammys’

Dizajnerët nuk pranuan të bëjnë fustan për të për shkak të përmasave, ja çfarë ka veshur Bebe Rexha në ‘Grammys’

Bebe Rexha është shfaqur si një princeshë në ceremoninë e ‘Grammy Awards’.

Ajo ishte e nominuar për dy çmime në eventin e mbrëmshëm të ceremonisë së 61-të Grammy Awards.

Megjithëse nuk ka arritur të marr asnjë çmim, Bebe Rexha është kënaqur shumë duke thënë se fitore për të janë edhe nominimet.

Ndërsa disa ditë para ceremonisë, Bebe është ankuar në rrjetet sociale se dizajnerët nuk po pranojnë të bëjnë një fustan që ajo të veshë në këtë ceremoni, pasi që ajo i ka përmasat e trupit shumë të mëdha.

Kjo gjë e ka nervozuar Beben, megjithatë ajo ka arritur që të shfaqet si një princeshë në tepihun e kuq, në fustanin e firmës ‘Monsoori’.


360grade.al


Videoeditoriali/ Zheji: Populli nuk është armiku, kujdes spaletat dhe emrin gjeneral Lleshaj, sepse…

Të tjera