» Dhunohet mjeku në QSUT, kolegët dalin në protestë

Dhunohet mjeku në QSUT, kolegët dalin në protestë

Mjeku infektiv Gent Stroni është dhunuar mesditën e të dielës në QSUT nga një afërm i një paciente. Shkaku i dhunës sipas mjekëve ka qenë pasi mjeku Stroni i kishte thenë pacientit të priste në radhë për vaksinën e gripit. Kjo ngjarje nxorri të hënë mjekët në një protestë simbolike, duke nënshkruar dhe një peticion kundër dhunës. Ndërsa, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu tha se do të shtojnë rojet e sigurisë në spitale.

Të dielën në mesditë mjeku infektiv Gent Stroni është dhunuar nga i afërmi i një paciente në QSUT. Sipas të dhënave,  pacienti ka shkuar për të bërë një gjilpërë për gripin, të cilën mjekët thonë se është një shërbim që merret në ambulancën e lagjes.

Megjithatë mjeku Stroni i ka kërkuar të presë në radhë pasi nuk është urgjencë. Kjo solli edhe irritimin e familjarit të pacientes, i cili e ka qëlluar me grusht mjekun.

Pipero: Është tërhequr mjeku zvarrë nga detyra, nga momenti kur po mjekonte një të sëmurë. Është dhunuar në mënyrë shtazarake në recepsionin e spitalit.

Mjekët e spitalit infektiv në QSUT dolën në një protestë simbolike për kolegun e tyre duke dorëzuar edhe një peticion pranë drejtorisë së këtij spitali, ku kërkonin më tepër siguri në ambientin e punës.

“Akti i mësipërm dhe akte të tjera të ngjashme të raportuara ose jo tregon se kjo siguri mungon. Ambient i qetë pune do të thotë pajisja e shërbimeve dhe rapartit me roje sigurie me kompetenca dhe aftësi profesionale”.

Pas ngjarjes, ministrja e Shëndetësisë Manastirliu njoftoi vendimin e parë që ka marrë që ka të bëjë me regjimin në spitale për orarin e vizitave.

Manastirliu: Në çdo urgjencë nuk do të lejohet shoqërimi nga familjarë, vetëm në rastet kur e kërkon mjeku prezencën e familjarëve.

Policia ka shpallur në kërkim 45 vjeçarin i cili dhunoi mjekun në ambientet e urgjencës së Spitalit Infektiv në Tiranë. Procedimi penal ka nisur ndaj shtetasit A.M 45 vjeç banues në Tiranë.


360grade.al


Urrejtje dhe plaçkitje apo përndryshe historia jonë…

Të tjera