» VAR zbarkon në Champions League, UEFA zbulon rastet kur do të përdoret

VAR zbarkon në Champions League, UEFA zbulon rastet kur do të përdoret

Faza e 1/8-ve të Champions League do të fillojë që nga dita e nesërme me nga dy ndeshje të martën dhe të mërkurën.  Roma do të presë në “Olimpico” Porton. Ndërsa në “Old Trafford”, Manchester United do të sfidojë PSG me shumë mungesa. Në këtë fazë shumë të rëndësishme do të përdoret për herë të parë edhe VAR deri në finalen e madhe në “Wanda Metropolitano”, në Madrid të Spanjës.

UEFA ka shpjeguar edhe rastet kur duhet të përdoret. Asistentët që do jenë në këtë dhomë nuk kanë të drejtë të ndërhyjnë në të gjitha episodet. Ja momentet kur loja mund të ndalet nga asistetët në dhomën e VAR të shpjeguara nga UEFA:

Në rastin e golave

Në rastin e incidenteve në zonën e penalltisë

Tek kartonët e kuq

Gabime në identifikimin e lojtarëve

Ekipi VAR do të kontrollojë të gjitha situatat që ndryshojnë ndeshjen, por do të ndërhyjnë vetëm për gabime të qarta dhe të dukshme. Arbitri mund të ndalojë lojën, ndërsa një vendim është duke u shqyrtuar.

Nëse rishikimi i VAR jep prova të qarta për një gabim serioz në një nga situatat që ndryshojnë lojën, VAR mund t’i kërkojë gjyqtarit të kryejë një rishikim në terren (duke shikuar pamjet përsëritura në ekranin jashtë fushe). Vendimi përfundimtar mund të merret vetëm nga gjyqtari.

VAR është gjithashtu në gjendje të marrë parasysh çdo shkelje që mund të ndodhë në ndërhyrjen e menjëhershme të incidentit (në ndërtimin e aksioneve në fazën sulmuese të lojës).

Për vendimet “faktike” (p.sh. pozicion jashtë loje, faulle brenda apo jashtë zonës së penalltisë), VAR thjesht mund të informojë gjyqtarin për këto fakte dhe nuk është e nevojshme për të parë ekranin në terren, por gjithmonë është arbitri që merr vendim përfundimtar.

Procesi i rishikimit në terren do të komunikohet brenda stadiumit duke përdorur ose ekranet e stadiumit ose sistemin publik të njoftimit (nëpërmjet mikrofonave në stadium).


360grade.al


Boll Hashim me intervista, Ramush Haradinaj ka të drejtë!

Të tjera