» Krimet e Rënda pranojnë kërkesën e Saimir Tahirit, ja kush e priste jashtë derës së gjykatës me… “surpriza” (FOTOT)

Krimet e Rënda pranojnë kërkesën e Saimir Tahirit, ja kush e priste jashtë derës së gjykatës me… “surpriza” (FOTOT)

Gjykata për Krime të Rënda pranoi kërkesën e ish-ministrit Saimir Tahirit, duke i vendosur kohë prokurorisë deri më 10 mars për të vendosur përfundimisht nëse do kalojë në gjykim, apo do mbyllen hetimet.

“Akuza të padrejta dhe skandaloze ndaj meje. I falënderoj të gjithë pa masë që më kanë treguar që ia vlen të presësh për atë ditë që vjen drejtësia.

Për mua ka rëndësi drejtësia dhe që kësaj maratone t’i shkojmë më në fund drejt finishit”, u shpreh ai në një deklaratë para mediave.d1fbf20f-7b13-4148-9fef-7b9bc346fb09

Pyetjes së nëse do t’i rikthehet sërish politikës ai tha se “ka kohë për të gjitha”.eee77f5b-2c81-4939-a1cf-ac51753dd604

Jashtë ambienteve të Krimeve të Rënda, kanë qenë edhe dy gra të cilat edhe kësaj here i kanë shprehur mbështeje Samir Tahirin, ndërsa mbanin veshur bluza me foton e tij.

d40a3569-8379-43d4-943d-7789226836d4

Më herët ditën e sotme, ish–ministri u paraqit në ambientet e gjykatës, në prani të avokatit të tij, Maksim Haxhia, ndërsa seanca është duke u zhvilluar me dyer të mbyllura, për shkak të sekretit hetimor.56af6f67-8ce0-4b59-ac3d-e418f2d75bea

Kujtojme se pas seances se shkuar, Tahiri akuzoi se kjo situatë ka kaluar çdo limit të pranueshëm.

“Nuk më ka humbur durimi, kam një vit e disa muaj që pres pa komentuar veprimet e Prokurorisë. Pres që ti shkoj Drejtësisë deri në fund, pa bërë siç kanë bërë të tjerët që janë akuzuar për vjedhje dhe për vrasje. Por çdo gjë e ka kapërcyer çdo limit të pranueshëm. Kjo mjegullnajë dyshimesh nuk mund të vazhdojë më. Pavarësisht se hetimet janë zgjatur 5 herë, nuk kam folur por, tani po kërkoj që kjo mos ndodhë më. Çështja duhet të marrë zgjidhje në një mënyrë dhe një tjetër. Drejtësia e vonuar nuk është më Drejtësi. Kur kjo ndodh me mua, imagjino për të tjerët që s’kanë mundësi që përplasen dyervet ë gjykatave dhe s’kanë mundësi të thonë gjë”, ka thënë Tahiri.

Po mbaheni peng?

“Nuk mbahem peng nga askush. Kam respektuar drejtësinë. Pavarësisht se besoj se është sakrificë nga ana ime që ta respektoj Drejtësinë.

Peng s’ka si më mban njeri. Do pres vendimin dhe më pas do flas unë.

Ma besoni kjo çështja ka kapërcyer çdo limit të pranueshëm. Ju keni aq mesazhe në telefonat tuaj nga Prokuroret . Unë i kam, por nuk i bëj publike”, ka thënë Tahiri.

d577be70-2110-413b-b847-14cae0f6c28d – Copy50ececa2-614c-4e86-b1d9-4f149fda59d6 – Copybf9ab142-e2af-4ff6-9808-57c065eaa440 – Copyb4b49a79-3e7a-47ab-ac66-3a4641969c75 – Copyd40a3569-8379-43d4-943d-7789226836d4 – Copy13a00af1-ea4c-4f33-9446-66db685ff566 – Copy048f64cc-17bd-485c-9690-c04a3d36c69c – Copy88bf5ce5-4680-4750-8608-20914e14f9a1ea709a34-52e6-4225-a568-a964f863fb01


360grade.al


Zheji: “E dashur Rea, je adresuar gabim, mos lejo të të bëjnë pjesë të lojës politike! …”

Të tjera