» Ia bëjnë me të padrejtë, Duas ia ndërprejnë fjalimin gjatë pranimit të çmimit në Grammy

Ia bëjnë me të padrejtë, Duas ia ndërprejnë fjalimin gjatë pranimit të çmimit në Grammy

Interneti është kthyer kundër organizatorëve të ceremonisë së ‘Grammy AwardsÇ gjatë natës së mbrëmshme.

Dua Lipa është zgjedhur si artistja e re më e mirë, çmim ky që artistëve iu jepet rasti ta fitojnë vetëm një herë në jetë.

Kështu, këngëtarja sigurisht se është shfaqur me shumë emocione kur ka dalë në skenë për të pranuar çmimin, sidomos pasi ka mundur shtatë artistët ë tjerë të nominuar në të njëjtën kategori.

Dua ka filluar fjalimin e saj falënderues, por në këto momente të veçanta për të, në momentin për të cilin ajo ka ëndërruar gjatë gjithë jetës së saj, organizatorët ia kanë ndërprerë fjalën duke i lëshuar muzikën e cila paralajmëron fundin e fjalimit për artistët

Megjithatë, pikërisht në këto momente Dua ka thënë disa fjalë shumë me vend, duke inkurajuar të gjithë që të ndjekin ëndrrën e tyre, pa marr parasysh prej nga janë ose çfarë po i pengon.

E njëjta gjë ka ndodhur edhe me reperin Drake, të cilit ia kanë ndërprerë fjalën.

Ndërsa interneti është shprehur shumë ‘i mllefosur’ me këto raste, duke thënë se ky është momenti më i veçantë për artistët dhe ata po ia mohojnë gëzimin për fitoren.


360grade.al


Boll Hashim me intervista, Ramush Haradinaj ka të drejtë!

Të tjera