» Denoncimi/ Sistemi shëndetësor i Kavajës, në mjerim dhe mes aferave korruptive

Denoncimi/ Sistemi shëndetësor i Kavajës, në mjerim dhe mes aferave korruptive

Shërbimi spitalor në Kavajë është në gjendje të mjeruar.

Denoncimi është bërë nga një qytetar i cili i ka shkruar ish-kryeministrit Sali Berisha.

Qytetari thotë se sistemi shëndetësor në Kavajë drejtohet nga njerëz që nuk kanë asnjë lidhje me mjekësinë apo dhe me persona me precedent kriminalë.

Ja postimi i plotë

Denoncohet mashtrimi i Rames dhe gjendja e mjeruar me pajisje e sherbimit spitalor Kavaje!

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb

dr berisha te pershndes. punoj prej ca vitesh ne urgjencen e spitalit kavaje qe e kemi prej jush. pash ate fyllin e gjate ne korce qe u krenua per ppp e instrumentave mjeksore. nuk e di kujt ti besoj atij apo drejtoris tone qe kan dy muaj qe na kan ndaluar perdorimin e ketyre seteve se paskan kosto te lart. ne punojm me te vjetrat kurse te rejat sa i shofim. po ti perdorim na i majne leket tek rroga. nuk di ca behet te spitalet e tjera po ne kavaj na e ka ndalu drejtor perparim daiu, ishfutbollist qe vetem me spitalin nuk ka lidhje. ne krah i rri kontrabandisti ilaceve, arrestuar nga policia, ndrejtor agron beu qe ka disa tituj si ndrejtor teknik,neonat,imazherist,ekografist, farmacist dhe veteriner. keto na “drejtojn” dhe kto vjedhin ndihmat qe erdhen kete jave. qytetaret duan sherbim dhe veglat e pershtatshme sguxojm ti prekim. korrupsjon i paster. denoncoje doktor se kushedi leviz ndoj gje. te lutem ..


360grade.al


Boll Hashim me intervista, Ramush Haradinaj ka të drejtë!

Të tjera