» May, kundër planit të liderit të opozitës për dogana të përbashkëta me BE-në

May, kundër planit të liderit të opozitës për dogana të përbashkëta me BE-në

Njëri nga ministrat e kabinetit qeveritar të Britanisë së Madhe ka njoftuar se kryeministrja e vendit, Theresa May, e ka refuzuar planin e paraqitur nga kryetari i Partisë Laburiste, Jeremy Corbyn, lidhur me doganat e përbashkëta me Bashkimin Evropian, por se partitë janë pajtuar për shumë çështje tjera.

“Ajo që është duke ndodhur këtu nuk është ndërrimi i vijave të kuqe”, tha ministri i burgjeve, Rory Stewart. Kryeministrja britanike i është përgjigjur dje letrës së Corbynit për kushtet e laburistëve për ta mbështetur marrëveshjen për tërheqje nga BE-ja. Njëra nga këto kushte është anëtarësimi i përhershëm në unionin e doganave.

Ndonëse May e ka bërë të qartë se nuk e dëshiron një gjë të tillë, disa gazeta britanike kanë shkruar sot se ajo e ka lënë të hapur mundësinë për diskutime rreth kësaj çështjeje, duke shtuar gjasat për një dalje nga BE-ja me kushte më të lehtësuara.

Në përgjigjen e kthyer për liderin e opozitës, May i ka bërë disa lëshime për të drejtat e punëtorëve dhe çështjen e mjedisit, duke e kundërshtuar përshtatjen e plotë me standardet e Bashkimit Evropian, por ka sugjeruar që çdo ndryshim të votohen në Dhomën e Ulët, shkruan “The Guardian”.


360grade.al


Zheji: “E dashur Rea, je adresuar gabim, mos lejo të të bëjnë pjesë të lojës politike! …”

Të tjera