» Çfarë ofron Shqipëria për turizmin mjekësor

Çfarë ofron Shqipëria për turizmin mjekësor

Shqipëria ende nuk njihet si një destinacion për turizmin mjekësor, ndonëse disa spitale private në vend po investojnë shumë në shumellojshmërinë e shërbimeve, për të tërhequr pacientët e huaj drejt Shqiperisë.

Maria D. Georga, menaxherja rajonale e “LaingBuisson”, ka vizituar Shqipërinë për të zbuluar pse pacientët ndërkombëtarë duhet të zgjedhin Shqipërinë, jo vetëm si atraksion turistik, por edhe si zgjidhje për probleme të ndryshme shëndetësore.

Sipas disa statistikave në vitin 2017 ishte një numër i vogël personash të cilët i drejtoheshin Shqipërisë për problemet e tyre shëndetësore, e gjtha kjo sepse Shqipëria ishte vendi më i lirë në Ballkan për kujdesin shëndetësor. Këta pak pacientë, që i drejtoheshin Shqipërisë ishin në të shumtën e rasteve nga Mali i Zi dhe Kosova.

Trajtimet më të zakonshme ishin kirurgji kozmetike, kirurgjinë dentare dhe ortopedike, ndonëse spitalet private në Shqipërisë ofrojnë për pacientët e huaj edhe kirurgji kardiovaskulare, operacione laparoskopike dhe trajtime për fertilitetin dhe obezitetin.

Shumica e institucioneve të kujdesit shëndetësor në Shqipëri janë ende shtetërore, megjithatë spitale dhe klinika të reja private kanë ngritur shërbime ambulatore në qytetet kryesore. Të gjithë këto institucione kanë tendencë të ofrojnë shërbime të teknologjisë së lartë dhe shërbime diagnostikuese dhe janë të mirëorganizuara dhe mirëfinacuara. Përsa i takon klinikave dentare përgjithësisht janë në pronësi private dhe kohët e fundit një pjesë e konsiderueshme e këtyre klinikave kanë vërejtur një rritje të pacientëve italianë.

Image result for spitali amerikan

Spitali i parë privat, i cili do të hapej në Shqipëri ishte Spitali Amerkian në vitin 2006, me mbështetje financiare nga një sërë organizatash Amerikane, Europiane dhe Ndërkombëtare, që atëherë Spitali Amerikan ka ndërtuar një reputacion si një lojtar kryesor në zhvillimin e sektorit privat të kujdesit shëndetësor në Shqipëri.

Në nëntor 2018, Spitali Amerikan ishte organizatori kryesor i Kongresit të 4-të Ndërkombëtar Multidisiplinor Mjekësor në Tiranë. Ky kongres mblodhi profesionistë të kujdesit shëndetësor nga të gjitha anët e globit për të shkëmbyer njohuri dhe risitë në kujdesin shëndetësor, përmirësimin e sigurimit të cilësisë dhe zhvillimin e turizmit mjekësor në vend.

Dr. Klodian Allajbeu, Drejtori Ekzekutiv i Spitalit Amerikan, shtoi: "Si spitali i parë privat në Shqipëri, ne duhet të rekrutonim mjekë nga vende të tjera. Arritëm në këtë vendim, jo se nuk mund të gjenim mjekë në vendin tonë, por sepse donim të sillnim ekselencën e mjekësisë nëpër botë;.

Për vite me radhë Spitali Amerikan ishte i fokusuar në shërbimin e pacientëve vendas. Me zgjerimin e rrjetit spitalor në gjithë Shqipërinë, kapaciteti, teknologjia ka avancuar dhe stafi drejtues tani synon tërheqjen e udhëtarëve mjekësorë “health tourism” si prioritet për pesë vitet e ardhshme.

Sipas Dr. Allajbeu, qeveria shqiptare është mbështetëse e institucioneve private të kujdesit shëndetësor dhe legjislacioni i kujdesit shëndetësor është fleksibël, veçanërisht në fushat si trajtimit të fertilitetit.

 

Potenciali i turizmit mjekësor

Ndonëse ka një profilin të ulët në kujdesin shëndetësor ndërkombëtar, Shqipëria është tërheqëse për turistët. Fluturimet ndërkombëtare lidhin aeroportin e Tiranës me të gjitha qytetet e botës. Tirana është transformuar në një qytet modern, ku flitet gjerësisht gjuhët e huaja, infrastruktura e turizmit është e mirë dhe vizitorët e huaj do të kenë një qëndrim të qetë dhe të sigurt.

Potenciali më i afërt i turizmit mjekësor janë fëmijët e emigrantëve, të cilët mbajnë kontaktet me vendin e tyre të origjinës dhe e vizitojnë shpesh.

Ndonësë nuk ka inisiativa nga shteti për të promovuar turizmin shëndetësor, sektori privat është shumë aktiv në këtë fushë. Shqipëria po transformohet në një destinacion tërheqës mjekësor për pacientët, veçanërisht për ata që kërkojnë zgjidhje profesionale me shpenzime të reduktuara./360grade.al


360grade.al


Zheji: “E dashur Rea, je adresuar gabim, mos lejo të të bëjnë pjesë të lojës politike! …”

Të tjera