» Lista e çmimeve për çdo qytet/ Sa do paguani për taksën e re të shtëpive

Lista e çmimeve për çdo qytet/ Sa do paguani për taksën e re të shtëpive

Shtyhet arkëtimi i taksës së shtëpive sipas llogaritjes së formulës së re. Taksa e pronës, e llogaritur sa 0,05 për qind e vlerës së shtëpisë, zyrtarisht ka nisur nga 1 prilli 2018.

Për shkak të mungesës së të dhënave dhe moskrijimit të kadastrës fiskale, bashkive iu la afat deri më 1 janar 2019 të përgatiteshin për vjeljen e taksës sipas metodologjisë së re. Bashkia e Tiranës, në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, vendosi që Ujësjellësi të jetë agjent për arkëtimin e taksës kundrejt komisionit me vlerë 5 për qind. Por taksa e llogaritur sipas metodologjisë së re ende nuk është reflektuar te fatura e ujit. Po ashtu, për muajin janar nga Ujësjellës-Kanalizimet ende nuk ka një lajmërim për qytetarët, për mënyrën sesi do të arkëtohet kjo taksë.

Por shkak i vonesës së aplikimit të metodologjisë së re është mungesa e të dhënave dhe mosfunksionimi i një kadastre fiskale. Nga ana tjetër, Ndërmarrja e Ujësjellës-Kanalizimeve ka pohuar se i duhet kohë për të mbledhur të dhënat dhe për të bërë ndryshimet në sistemin aktual të faturimit. Gazeta kontaktoi me drejtorin ekzekutiv të Shoqatës së Bashkive, Agron Haxhimali, i cili u shpreh se shumë bashki në vend kanë nisur punën për arkëtimin e taksës në bashkëpunim me ujësjellësit. “Çdo bashki i di mirë efektet e ligjit dhe afatet ligjore. Ka një përkushtim të madh për zbatimin e metodologjisë së re, pasi të ardhurat nga kjo taksë janë një e ardhur shumë e mirë për bashkitë.

Bashkitë po punojnë me ujësjellësit si agjente për zonën që mbulojnë, kurse pjesa tjetër mblidhet nga drejtoritë e taksave dhe tarifave vendore. Nuk mendoj se janë në det të qetë bashkitë në këtë drejtim”, u shpreh Haxhimali. Shoqata e Bashkive shprehet se pushteti vendor po haset me mungesën e të dhënave të shtëpive. Haxhimali thotë se në vend janë 1,2 milionë prona që nuk kanë të dhënat e duhura, në mënyrë që të zbatohet një taksim i drejtë.

“Edhe pse taksimi bazuar në vlerë parimisht është më i drejtë, problemi qëndron në gjithë sistemin e trajtimit të pronës. Këtu kam parasysh shtyllat kryesore që lidhen me pronën siç është: regjistrimi, vlerësimi, taksimi dhe vjelja. Për secilën nga këto shtylla ka shumë probleme dhe paqartësi. Janë gati 1,2 milionë prona në Shqipëri që nuk prezantohen me të dhënat e duhura për të pasur një taksim të drejtë. Shqipëria akoma nuk ka sot inventarin e plotë të pasurive sipas kategorive. Bashkitë duhet të bëjnë verifikimin në terren dhe të inventarizojnë dhe të regjistrojnë në terren çdo pronë nën juridiksionin e tyre. Kjo kërkon shumë punë dhe burime njerëzore, por është metodë shumë e mirë”, u shpreh Haxhimali.

Lista-cmimet-Tirane-taksa-prones copy

Lista-cmimet-qytetet-etjera-taksa-prones 11Lista-cmimet-qytetet-etjera-taksa-prones 111

Lista-cmimet-qytetet-etjera-taksa-prones copy


360grade.al


Zheji: “E dashur Rea, je adresuar gabim, mos lejo të të bëjnë pjesë të lojës politike! …”

Të tjera