» 360 Gradë/ Mehmeti: Rama po prokuron me PPP kampusin e Tiranës

360 Gradë/ Mehmeti: Rama po prokuron me PPP kampusin e Tiranës

Pedagogi Ndriçim Mehmeti i ftuar në “360 Gradë” në Ora News, tha se kampusi i Universitetit të Tiranës do të bëhet me PPP.

Pjesë nga debati: 

Mehmeti: Tetë kërkesat tuaja e patë ku u mblodhën. Rregullojmë banjot, do t’ju sjellim pak më shumë ujë të ngrohtë. Do ju sjellim ndërtesa me ngjyra. Ai prokuroi arsimin deri në 2023. Tha kampusi me ndihmën e bamirësve që kanë para, që deri tani nuk janë zgjuar, do vijnë këtu do adoptojnë nga një godinë dhe deri në vitin 2023, me PPP do të zgjidh problemin me kampusin e Tiranës. Ai do prokurojë arsimin e lartë deri në 2023 sepse një proces koncesionar është shumë i vështirë të zhbëhet. 


360grade.al


Boll Hashim me intervista, Ramush Haradinaj ka të drejtë!

Të tjera