» Grabitja e makinës në Krujë, policia jep detaje

Grabitja e makinës në Krujë, policia jep detaje

Një tjetër grabitje maskash të armatosura ka ndodhur mbrëmjen e sotme.

Grabitja e radhës, ka ndodhur në Thumanë të Krujës.

Dy persona të armatosur dhe me maska, kanë kërcënuar drejtuesin nga Kukësi dhe i kanë rrëmbyer automjetin tip “Benz” me targa AA 046 TA.

Informacion paraprak

Më datë 12.01.2019, në aksin rrugor pranë Thumanës, shtetasit A.K., i cili kishte ndalur mjetin në rrugë dhe e kishte lënë ndezur, persona ende të paidentifikuar i kanë marrë nën kërcënim makinën dhe janë larguar.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.


360grade.al


Videoeditoriali i Zhejit/Ja përse do ta kërkojmë Ramën, kur të mos jetë…

Të tjera