» Eksluzive: Grabitja në Shkozet, si lidhën familjen dhe si grabitën maskat djalin e biznesmenit…

Eksluzive: Grabitja në Shkozet, si lidhën familjen dhe si grabitën maskat djalin e biznesmenit…

Burime të 360grade, informojnë se grabitja dhe pengmarrja e djalit të një biznesmeni durrsak me vendbanim në Shkozet, ka qenë shumë e dhunshme.
Maskat kanë hyrë në shtëpinë e biznesmenit “X”, dhe kanë përdorur një egërsi dhe një dhunë të paparë. Ata kanë mposhtur me forcë rezistencën e kryefamiljarit, e kanë goditur atë shumë herë dhe pastaj kanë lidhur të gjithë anëtarët e familjes, që kishin vënë në shënjestër.
Biznesmeni merret me autotransporte. Maskat kanë grabitur të gjitha sendet me vlerë në shtëpinë e tij, por kanë mbetur të pakënaqur nga sasia dhe vlera e tyre. Prandaj dhe në kërcënim e sipër se ku është kasaforta dhe paratë e thata, kanë rrëmbyer djalin e shtëpisë dhe janë larguar në drejtim të panjohur, duke lënë pas një çmim për jetën e tij.


360grade.al


Tërmeti që po themelon Diktaturën

Të tjera