» Kush është biznesmeni i grabitur në Durrës

Kush është biznesmeni i grabitur në Durrës

Tre persona të maskuar kanë grabitur mbrëmjen e sotme banesën e Elton Kelmendit në Shkozet të Durrësit, një biznesmen transporti.

Nga të dhënat e para, dyshohet se vlera e grabitur është rreth 10 mijë euro.

Grabitësit, nën kërcënimin e armëve, mësohet se kanë lidhur personat e pranishëm në banesë dhe kanë marrë paratë.

Para se të largoheshin, grabitësit kanë marrë edhe djalin e familjes, por e lanë të lirë disa kilometra më tutje.

Biznesmeni ka bërë kallëzim duke vënë në lëvizje policinë, që ka nisur kërkimet për gjurmët e keqbërësve.

Nga të dhënat e Qendrës Kombëtare të Biznesit, rezulton se Elton Kelmendi, që nga vitit 2009, ka në pronësi një kompani që merret me transport rrugor kombëtar dhe ndërkombëtar mallrash për të tretë e me qira, si dhe me tregti me pakicë e import-eksport të artikujve të ndryshëm ushqimorë dhe industrialë.

asasas


360grade.al


Ato që ju dhanë Ramës me të tepërt, po i hiqen sot, një e nga një…

Të tjera