» Berisha: Kunati i deputetit socialist është vrasës me pagesë dhe bashkëpuntor i Durim Bamit (EMRI)

Berisha: Kunati i deputetit socialist është vrasës me pagesë dhe bashkëpuntor i Durim Bamit (EMRI)

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka vijuar me publikimin e denoncimeve të mbërrituara në adresën e tij.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale Berisha ka publikuar mesazhin e një oficeri digjital, i cili shprehet se i arrestuari disa ditë më parë në Bergamo të Italisë, Dritan Karaj, është kunati i deputetit socialist Rrahman Rraja.

Sipas tij, ai ka vrarë dhëndrrin e tij Loren Rraja, ky i fundit djalë i xhaxhit të deputeti socialist, ndërsa 20 vite më herët në Vlorë autori së bashku me Durim Bamin kanë marrë peng Inspektorin e Krimeve nga Vlora, ndërsa e kanë dhunuar në shtëpinë e Durim Bamit.

Postimi i plotë:

Oficeri dixhital i policise informon!

Lexoni mesazhin e tij. sb

respekte z Berisha lajmi i publikuar ne media per arrestimin e shtetasit Dritan karaj nga Nikla ne bergamo te italise po ben buj se Dritan karaj eshte nje vrases me pages ai eshte kunati i deputeti Rrahman rraja dhe ka vrare dhendrrin e tij Loren rraja qe eshte djali i xhajes se rrahmanit dhe ish bacanak me rrahmanin. Dritan karaj bashke me Durim bamin para 20 viteve kane marr peng inspektorin e krimeve nga vlora dhe e kan dhunuar e terrorizuar ne shtepin e durimit kundrejt 7 mijeve eurove eshte liruar nga pengu. Dritan karaj dikur rrinte ne tiran e durres te shtepit e durimit dhe merrej me gjobvenie e pengmarrje. eshte i dyshuar per dy vrasje dhe nje plagosje ne tiran me pages. mbaheshin nga pushteti i rilindjes e nga inspektor Ilia gogo etj kohet e fundit ne itali e zvicerr ka levizur me Durim bamin per vrasje me pages te dy personave ne itali. ju lutem anonim.


360grade.al


Videoeditoriali i Zhejit: “Rama, grusht Shteti?!”

Të tjera