» Franca thirrje Iranit të heq dorë nga raketat balistike

Franca thirrje Iranit të heq dorë nga raketat balistike

Franca i bëri thirrje Iranit që menjëherë të heq dorë nga të gjitha aktivitetet lidhur me raketat balistike që mund të bartin armë bërthamore.

Reagimi i Parisit vijoi pasi Teherani njoftoi se gjatë javëve në vijim mund të dërgojë dy satelitë në orbitë.

“Franca rikujton se programi raketor iranian nuk është në përputhje me Rezolutën 2231 të Këshillit të Sigurimit”, deklaroi zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Francës, Agnes von der Muhll.

Parisi i ka bërë thirrje Iranit që menjëherë të ndërpres të gjitha aktivitetet balistike lidhur me raketat e projektuara që bartin armë bërthamore, përfshirë testet që përdorin teknologji të raketave balistike.

Nga ana tjetër, Irani i bëri thirrje Francës që të evitojë të përsëris “pohimet e papërgjegjshme dhe të pasakta” për aktivitetet e Teheranit lidhur me raketat balistike.

“Programi raketor mbrojtës i Iranit që zhvillohet në Iran është e drejtë e natyrshme nacionale e Iranit”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit, Bahram Qasemi.


360grade.al


Videoeditoriali i Zhejit: “Rama, grusht Shteti?!”

Të tjera