» Arrestohet shqiptari në Zvicër, i kërkuar për plagosje me thikë në Itali (Emri)

Arrestohet shqiptari në Zvicër, i kërkuar për plagosje me thikë në Itali (Emri)

Një 31-vjeçar shqiptar u arrestua në Zvicër, pasi rezultonte i shpallur në kërkim ndërkombëtar. Shqiptari akuzohet se ka goditur me thikë një bashkatdhetar mbrëmjen e 2 Shkurtit të vitit 2012 në Romë. Për këtë ngjarje të rëndë ai u dënua me 10 vite burg nga drejtësia italiane. I riu u identifikua si Mirjan Laraj dhe pasi goditi me thikë bashkatdhetarin duke i shkaktuar lëndime serioze në bark u largua nga vendi i ngjarjes.

Në prill të vitit 2016, ai u dënua me 10 vjet për vrasje në tentativë, por policia në atë kohë nuk ra në gjurmët e tij. Shqiptari për të humbur gjurmët kishte ikur jashtë vendit.

Falë lëshimit të një urdhër arresti ndërkombëtar, hetimet u zgjeruan aq shumë saqë bashkëpunimi i ngushtë i policisë italiane dhe zvicerane bëri të mundur ndalimin i tij. Shqiptari 31-vjeçar u ekstradua në Itali dhe tashmë ndodhet në një burg në Milano, ku edhe do të vuajë dënimin.


360grade.al


Videoeditoriali i Zhejit: “Rama, grusht Shteti?!”

Të tjera