» Bruksel, protestë në mbështetje për refugjatët

Bruksel, protestë në mbështetje për refugjatët

Në kryeqytetin e Belgjikës, Bruksel, qindra persona kanë protestuar kundër politikës së vendit ndaj refugjatëve.

Protesta është organizuar nga organizatat joqeveritare dhe shoqatat me temë “Ndaloni politikat kundër migrimit dhe racizmin”. Qindra persona janë mbledhur në stacionin verior të trenave në Bruksel.

Protestuesit kanë brohoritur me slogane mbështetëse ndaj migrantëve, ndërsa kanë mbajtur edhe afishe me mbishkrime “Të drejtat e njeriut”, “Alarm kundër racizmit”, “Ne nuk jemi të rrezikshëm”, “Ndaloni mbylljen e Evropës”.

Protestuesit kritikuan politikat kundër refugjatëve të qeverisë në Belgjikë, praktikat e ashpra të policisë ndaj migrantëve, kushteve në kampet e migrantëve dhe sanksionet ligjore ndaj personave që ndihmojnë refugjatët. Ata gjithashtu kërkuan që t’i jepet fund politikave të padrejta dhe raciste.


360grade.al


Videoeditoriali i Zhejit/Ja përse do ta kërkojmë Ramën, kur të mos jetë…

Të tjera