» Pedagogia kallëzon penalisht Mero Bazen. Ja për çfarë e akuzon (Foto)

Pedagogia kallëzon penalisht Mero Bazen. Ja për çfarë e akuzon (Foto)

Pedagogia e cila u bë e njohur për shkak të qëndrimeve të saj të palëkundura në favor të studentëve dhe protestës së tyre për plotësimin e 8 kërkesave themlore, Ilirjana Kuçana, ka paditur penalisht gazetarin Mero Baze, për shpifje.

Sipas saj, lajmi i publikuar një ditë më parë nga mesia e tij, ku thuhej se Pedagogia po u shpërndante para studentëve është i rremë.

Kuçana dha për Faxweb.al, se ky lajm nuk është asapk i vërtetë dhe se në foto e publikuara po merrte para nga i shoqi, Agron Xhafa, për të blerë një tortë me rastin e ditëlindjes së një prej studentëve protestues.

Më tej Kuçana, u shpreh se nuk lejon askënd që të nëpërkëmbë integritetin e saj, e për këtë i është drejtuar sot Prokurorisë për Padi penale ndaj gazetarit Baze.


360grade.al


Ato që ju dhanë Ramës me të tepërt, po i hiqen sot, një e nga një…

Të tjera