» Dekretimi i ministrave/ Zëdhënësi: S’mund të ndalohet Presidenti

Dekretimi i ministrave/ Zëdhënësi: S’mund të ndalohet Presidenti

Zëdhënësi i Presidentit të Republikës, Tedi Blushi ka reaguar për kompetencat që ka kreu i shtetit për emërimin dhe shkarkimin e ministrave. Ai shprehet se: “Nuk ka komision garancish statutore që ndalon Presidentin e Republikës të ushtrojë kompetencat e tij të qarta kushtetuese për emërim e shkarkim ministrash”.

Blushi mes tjerash shprehet se një gjë duhet të jetë e qartë për pengmarrësin e Reformës në Drejtësi pasi rivendosja e rendit kushtetues dhe e ligjshmërisënë vend nuk do të ndalet.

Whatsapp Image 2019 01 12 At 15.10.40

“Duhet të jetë e qartë për pengmarrësin e Reformës në Drejtesi: Aksioni për rivendosjen e plotë të rendit kushtetues e ligjshmërisë nuk ndalet!”, thekson Blushi.


360grade.al


Videoeditoriali i Zhejit: “Rama, grusht Shteti?!”

Të tjera