VIDEO emocionuese/ Shoferja e autobuzit shpëton nga të ftohtit vogëlushin 3 vjeçar
Ishte mëngjesi i 22 dhjetorit dhe një ditë e zakonshme pune si shofere autobusi për Irene Ivic por gjithçka ndryshoi kur ajo vuri re një femije 3-vjeçar të braktisur në rrugët e Milwaukee, SHBA, në temperaturat e ulëta të këtij dimri.
E shokuar, Irene ka ndaluar menjëherë autobusin dhe ka marrë vogelushin i cili vraponte i zbathur dhe i veshur vetëm një bluzë dhe pelenë.
Ajo e ka marrë në krahë dhe e ka futur menjeherë në autobus, ku pasagjerët ndihmuan të mbështillnin vogëlushin me veshjet e tyre teksa lajmeruan shërbimet e emergjencës.
Pas këtij veprimi kaq human Irene u nderua me një çmim nga eprorët e saj.
360grade.al