» Fotot që vijnë nga Rusia, akulli mbërthen qytetin rus, edhe fotot ‘përçojnë’ ftohtin

Fotot që vijnë nga Rusia, akulli mbërthen qytetin rus, edhe fotot ‘përçojnë’ ftohtin

Banorët e Saratov, një qytet në Rusinë jugore, po konkurrojnë online për fotografinë më të frikshme të makinave dhe shtëpive të bllokuara nga dëbora dhe akulli, pas një stuhie që goditi komunitetin e tyre.

Këtë javë, Saratov u godit nga një sasi rekord  reshjesh dëbore  të kombinuara dhe me temperatura te ulëta. Shërbimet e qytetit ishin të papërgatitura për të dhe tani shprehen do t’iu duhet të paktën dy javë për të pastruar të gjithë borën dhe akullin nga çatitë dhe rrugët, raporton rt.com.

Ndërsa qyteti përpiqet të përballet me situatën me burimet e saj të kufizuara, banorët e Saratovit po gjejnë ngushëllim në katastrofë, duke e shfrytëzuar për fotografi. Dhjetëra imazhe që tregonin pasojat e motit u ndanë në internet. Një hashtag që përkthehet në #beteja e akullit po përdoret nga njerëzit që pretendojnë se kanë gjetur formimin më të çuditshëm të akullit.

Foto galeri:

 

 

 

 



360grade.al


Videoeditoriali i Zhejit: “Rama, grusht Shteti?!”

Të tjera