» Kryemadhi/’U premtuan 300 mijë vende pune por 400 mijë shqiptarë ikën nga vendi’

Kryemadhi/’U premtuan 300 mijë vende pune por 400 mijë shqiptarë ikën nga vendi’

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka theksuar sot nga fjala e saj në konventën e partisë që drejton se sot vendi ndodhet në një nga momentet e tij më të vështira.

Në nisje të fjalës ajo ka falënderuar gjithë ata studentë që i dhanë vendit shpresën e madhe se bashkë mund të fitohet, sipas saj, jo politikisht, por patriotikisht.

“Sot vendi ka një nga momentet e tij më të vështira, prandaj ne duhet të harrojmë idealin politik, sot e vetmja ideologji që duhet të qarkullojë, jo vetëm në LSI, por në gjithë klasën politike është vetëm një Shqipëria është shtëpia jone, atdheu, familja që duhet të kujdesemi si kujdesemi për shtëpinë tonë. Them sot një përkrahje të madhe për studentët që na dhanë dinjitet, shpresë, por mbi të gjitha na dhanë besim që të bashkuar do të fitojmë, jo politikisht, por për të fituar patriotikisht se sot është në diskutim cështja e vendit.

Duhet të sakrifikojmë cdo gjë, edhe jetën, se cdo prind e jep jetën për të ardhmen e sigurtë të fëmijëve të tij. Ju e dini shumë mirë se Shqipërisë iu premtuan 300 mijë vende pune, nuk pamë, por pamë mbi 400 mijë shqiptarë të larguar, por mijëra biznese të mbyllura dhe falimentuara, lot nënash që qanin se nuk kishin mundësi të ushqenin fëmijët”- tha ajo.


360grade.al


Urrejtje dhe plaçkitje apo përndryshe historia jonë…

Të tjera