» “Dueli” i madh i suxhukut, mes një shkencëtari dhe kancelarit gjerman Bismarkut

“Dueli” i madh i suxhukut, mes një shkencëtari dhe kancelarit gjerman Bismarkut

Kjo ngjarje, u shkaktua nga një konflikt midis shkencëtarit Rudolf Virshou dhe kancelarit të Prusisë Oto von Bismark. Ishte viti 1865, dhe Virshou kishte vërejtur se kishte shumë njerëz që po vdisnin pas ngrënies së sallamit, pasi kushtet në fabrikat e sallamit ishin tejet jo higjenike, dhe ku kishte shumë parazitë.

Ai izoloi bakterin ‘Trichinella’ si shkaktarin kryesor të infeksionit – një lloj krimbi parazitar që shkaktonte një sëmundje të dhimbshme dhe shpesh fatale, të quajtur Trichinosis. Virshou po ushtonte presion mbi qeverinë, që të siguronte që fabrikat të mbanin pastër mbjentet e tyre, për hir të sigurisë publike.

Rezultate imazhesh për Virshou  vs bismark

Megjithatë, nisma të tilla mund të kushtonin shumë, dhe Bismarku dëshironte t’i kanalizonte paratë në fushën e mbrojtjes. Ndaj ai u mërzit aq shumë me Virshou, sa që e sfidoi atë në një duel. Si personi i sfiduar, shkencëtari kishte të drejtën të përcaktonte se cilat armë do të përdoreshin.

Ai propozoi që secili të konsumonte nga një suxhuk derri, me dijeninë se njëri prej të dyve ishte i infektuar me Trichinella. Personi që hante suxhukun e pastër do të ishte mirë, ai që hante suxhukun e infektuar do të sëmurej shumë, dhe ndoshta do të vdiste pas një agonie të gjatë. Në këto kushte, Bismarku e tërhoqi sfidën e tij.


360grade.al


Videoeditoriali i Zhejit: “Rama, grusht Shteti?!”

Të tjera