» Nis zgjerimi i trotuarëve te Shallvaret, Veliaj: Zgjerim aty ku ka mbi 4 korsi makinash

Nis zgjerimi i trotuarëve te Shallvaret, Veliaj: Zgjerim aty ku ka mbi 4 korsi makinash

Zaptimi i hapësirave publike dhe i trotuarëve pas viteve ’90 ka qenë një nga shqetësimet e qytetarëve të Tiranës. Por Bashkia ka nisur punën për rehabilitimin dhe zgjerimin e tyre duke në të mirë të komunitetit.

Sikurse shihni edhe nga këto foto, po punohet për zgjerimin e trotuarëve në rrugën pranë Pallatit të Shallvareve përballë Tajvanit duke lehtësuar kështu lëvizjen e qytetarëve dhe të karrocave për nënat me fëmijë. “Si ju, e di shumë mirë ç’kanë pësuar trotuarët në Tiranë – ngushtuar nga shtesa e sajesa që tani janë hipotekuar e nuk zhbëhen më!

Ndaj kemi nisur zgjerimin e trotuareve aty ku ka mbi 4 korsi makinash! Trotuari te Shallvaret jo më monopat rrëzë pemëve, por 4x më i madh”, shkruan Veliaj në twitter.

Zgjerimi i trotuareve po realizohet edhe në rrugë të tjera të kryeqytetit duke u përmbushur kështu dhe premtimi i Kryetarit të Bashkisë Tiranë, për rrugë dhe trotuare në dobi të qytetarëve.70e84cd3-071c-4875-a691-fb1e9b5d2783ecadc700-b54a-4208-806c-59d6cf558c034271c013-0d2a-4ba4-838f-af7d0d6cae1d


360grade.al


Videoeditoriali i Zhejit: “Rama, grusht Shteti?!”

Të tjera