» Pse nuk e shkarkon Presidentin? Rama shpërthen në akuza ndaj Metës: Sillet si kryetar i LSI, turp!

Pse nuk e shkarkon Presidentin? Rama shpërthen në akuza ndaj Metës: Sillet si kryetar i LSI, turp!

Kryeministri Edi Rama ka hedhur akuza të forta ndaj Presidentit Ilir Meta për mos dekretimin e Gent Cakajt në krye të diplomacisë shqiptare.

Rama tha se, Meta po sillet si kryetar i LSI-së.

Për të argumentuar se vendimi i Metës për mos dekretimin e Cakjat është antikushtetues, ai solli precedentin e dekretimit të Xhafajt nga Nishani.

I pyetur se pse nuk e shkarkon presidentin, kreu i qeverisë tha se nuk i ka votat.

“Nishani ishte partiak, ishte i PD. Opozita tha se trupat tanë do hynë Xhafaj në zyrë. Pas kësaj, Nishani doli në një konferencë, s’la fjalë pa thënë për Fatmir Xhafajn, të gjitha ato që e bëjnë opinionin e tij komplet të papajtueshëm me formën e tij, në fundm Nishani tha me fjalë të thjeshta: Fatmir Xhafën nuk e shoh dot me sy, por Kushtetuta më detyron ta firmos. Presidenti duhet vetëm të firmosë.

Meta ka ndërmarrë një inkursion të përsëritur. E kam pasur zët kur kryeministri sulmon Presidentin dhe anasjelltas. Meta është angazhuar në një krim ndaj diturisë, kështu e konsideroj unë. Në një krim ndaj ndaj pastërtisë, ndaj një djali i cili mund të meritojë patjetër gjykime pozitive apo negative të opinionit publik, por jo njollosjen e qëllimshme që Meta dhe të tjerë tentojnë ti bëjnë duke e përdorur si mish për top mes presidentit të Kosovës dhe kryeministrit të Shqipërisë.

Meta ka shkelur kushtetutën në mënyrë të përsëritur me rastin e Lleshajt, me kthimin e ligjeve që s’ka të drejtë ti kthejë. Sepse e ka humbur betejën politike. Është president për të garantuar Kushtetutën dhe unitetin kombëtar dhe pavarësinë e institucioneve e pushteteve. S’është atu për të dhënë mendime, mendimet e Metës për taksat s’më interesojnë fare. Le ti mbajë për vete mendimet. S’duhet të shprehet fare çfarë mendon për taksat, është çështje e partive politike është çështje e qytetarëve.

Nishani meriton sot respekt për shkak të Metës se pavarësisht se u bë qesharak, ishte partiak, s’ka arritur aty ku ka arritur Meta që ka sfiduar rendin kushtetues”, tha Rama.

Çani: Pse nuk e shkarkon?

“Shkarkimi i presidentit kërkon 2/3 e kuvendit te Shqipërisë dhe kjo është logjika që përdor Meta, ‘mua s’më shkarkojnë dot dhe bëj çfarë të dua. Mund të bëjë ç’të dojë për turpin e presidentit të republikës që në momente të caktuara del nga shinat dhe sillet si kryetar i LSI”, u përgjigj Rama.

“Unë nuk jam këtu për të hapur një konflikt me Presidentin, por shqiptarët duhet ta dinë se Presidenti është në atë fazën që po thotë çohuni rrëmbeni armët, se po i ikën LSI-së tepsia”, u shpreh Rama.

***

“E mori certifikatën për 24 orë”, Rama i përgjigjet Metës: Ti kur ishe kryetar Kuvendi, e more për disa orë

I ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin Zonë e Lirë, kreu i qeverisë ka komentuar konfliktin e ndezur së fundmi mes tij dhe presidentit të vendit , Ilir Meta, i cili nisi me disa postime në rrjetet sociale, lidhur me mosdekretimin e ministrit të jashtëm të propozuar nga Rama, Gent Caka.

meta

I pyetur nga Arian Çani se çfarë mendimi ka për reagimin e fundit të Metës, duke e cilësuar postimin e tij në FB si shumë të fortë, Edi Rama është shprehur se ai postim nuk duhet marrë seriozisht, duke bërë edhe ironi.

Sakaq, lidhur me marrjen e certifikatës së sigurisë që Cakaj ka marrë nga DSKI për 24 orë, Rama është shprehur se kur Meta ishte kryetar Kuvendi, e mori për më pak se 24 orë.

“Unë i kërkoj publikut që të mos e marrë seriozisht, sepse ose faqen zyrtare të Metës nuk e përdor ai, ose e përdor Doktorresha e shkencave, me dy rr, ose i ka marrë passwordin e FB dhe ka shkruar për të, ose pastaj Iliri është në atë gjendje që e kam parë edhe më parë, që bën thirrje që populli të marrë armët, se i hap gropën vetes me vendime irracionale, kur duhet të marrë nishan gojën kur ha se i shkon luga huq, kështu që nuk duhet marrë seriozisht ai tekst.

Meta si kryetar kuvendi e ka marrë më parë se disa orësh certifikatën e sigurisë për një aktivitet ku duhej të shkonte, se certifikata e sigurisë është një dokument që i jepet një individi që duhet të vihet në posedim të një dokumentacioni të klasifikuar.

Meta është në shkelje të plotë të etikës, ligjit, që e ndalon presidentin të ketë opinione të cilat përcaktojnë nëse dekreton ose jo një ministër.

Dua të kujtoj një fakt, n.q.s. ka pasur një moment konflikti dhëmb për dhëmb politik mes Metës dhe një ministri të propozuar nga kryeministri, ka qenë ai mes Bujar Nishanit dhe Xhafës.

Pse Meta po sfidon kushtetutën?! “, u shpreh Edi Rama


360grade.al


Ato që ju dhanë Ramës me të tepërt, po i hiqen sot, një e nga një…

Të tjera