» “Kemi qenë të dashurat e tij”, gjykata urdhëron ikonën e sportit të kryejë 137 teste atësie

“Kemi qenë të dashurat e tij”, gjykata urdhëron ikonën e sportit të kryejë 137 teste atësie

Një gjykatë amerikane ka urdhëruar golfistin Tiger Woods që të kryejë në total 137 teste të atësisë. Sipas mediave amerikane, ky vendim ka ardhur pas një kërkese të formuluar nga 121 gra, të cilat konfirmojnë se kanë qenë të dashurat e tij dhe se nga lidhja me Woods kanë sjellë në jetë fëmijë.

Mësohet se kur gjykatësi dha vendimin shumë nga gratë që ishin të pranishme në sallë kanë ulëritur dhe qarë nga gëzimi. Disa prej tyre kanë vite që luftojnë dyerve të gjykatës për të arritur tek ky vendim.

Gjykata i ka dhënë golfistit të famshëm amerikan, një prej ikonave të sportit botëror, 30 ditë afat për të kryer një test të ADN-së, në mënyrë që të evitojë dënime më të rënda në të ardhmen. Avokati i Woods tha se klienti i tij do ta respektojë vendimin e gjykatës dhe se do t’i nënshtrohet të gjitha testeve të nevojshme.


360grade.al


Ato që ju dhanë Ramës me të tepërt, po i hiqen sot, një e nga një…

Të tjera