» Arrestohet shqiptari në Itali, transportonte 161 shishe pijesh alkoolike

Arrestohet shqiptari në Itali, transportonte 161 shishe pijesh alkoolike

Policia Rrugore në Arezzo ka ndaluar një shtetas shqiptar i cili, në bordin e një “Toyota”, kishte 12 kuti që përmbajnë 161 shishe verë, uiski, raki, e pije të tjera të ndryshme.

Ndalimi i tij ka ndodhur në autostradën A/1, në Arezzo, kur burri, një 41-vjeçar rezident në zonën e Vicencos, fillimisht u pikas nga një patrullë e nënseksionit të Battifolle.

Policia Rrugore ka konstatuar se ato ishin mallra të vjedhura dhe sapo të futeshin në treg, në të zezë, do të vlenin rreth 2,500 euro.

Hetuesit u kthyen për hetim edhe te pronarët e dyqaneve ku shqiptari ka vjedhur shishet.


360grade.al


Videoeditoriali i Zhejit/ 30 Qershor? “Të gjitha pushtetet sovjetëve…”

Të tjera